spot_img
HomeBUJKUKushtet ekologjike për kultivimin e mollës

Kushtet ekologjike për kultivimin e mollës

spot_img

Molla është pemë e zonave të ftohta e me lagështi. Kërkon verë të freskët (temp.max.29⁰C) dhe i duron temperaturave të ulëta deri – 40⁰C.

Temperatura e ulët në dimër është e nevojshme për ndërprerjen e qetësisë relative të sythave. Molla ka nevojë për 1200-1500 orë me temperature nën 7⁰C.

Vera e freskët përmirëson cilësinë e frutave pasi rrite përmbajtja e karbohidrateve në frutë në sajë të fotosintezës së lartë dhe kufizimit të frymëmarrjes.

Molla kërkon toka pjellore, të thella, të kulluara dhe jo gëlqerore. Gjithsesi i qëndron më mirë përmbajtjes së gëlqeres në krahasim me dardhën dhe ftoin.

Në zona fushore shkojnë mirë mollët e gjelbra e të verdha, ndërsa në zona kodrinore molla e kuqe që prodhohet me cilësi të lartë pasi rrezet ultraviolet dhe temperaturat e ulëta në këto zona rrisin përqendrimin e antocianeve që japin ngjyrën e kuqe. /Gaztea Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme