spot_img
HomeBUJKUBoronica më e madhe në botë e rritur në këtë vend shënon...

Boronica më e madhe në botë e rritur në këtë vend shënon rekord botëror

spot_img

Boronica është mbledhur në nëntor dhe është futur në frigorifer, është pothuajse 4 centimetra e gjerë dhe peshon 20.4 gramë, rreth 10 herë më shumë se mesatarja.

Rekordi më parë i përkiste një boronice me peshë 16.2 gramë e rritur në Australinë Perëndimore.

Rekordi aktual u vendos nga një varietet i ri i zhvilluar nga kompania Costa Group për të përmbushur kërkesën e konsumatorëve për manaferrat më të mëdha të boronicës. Hortikulturisti Brad Hocking tha se varieteti Eterna prodhon fruta të mëdha dhe se ekipi i tij kishte vënë re manaferrat premtuese më herët, por se të gjithë ishin krejtësisht të befasuar gjatë matjeve.

“Vetëm kur i vendosëm në peshore kuptuam se çfarë kishim gjetur. Rekordi është veçanërisht i madh, por ne zgjodhëm 20 të tjera atë mëngjes që besuam se mund të thyenin rekordin e vjetër botëror”, tha Hocking.

Boronica e tij është renditur zyrtarisht si Rekordi Botëror Guinness për boronica më e rëndë e dokumentuar ndonjëherë.

Edhe pse joshëse, Hocking dhe ekipi i tij nuk do ta dinë kurrë se çfarë shije ka boronica që thyen rekord, sepse ata synojnë ta ruajnë atë.

Mirëpo, dihet se edhe pse janë më të mëdha, boronicat Eterna nuk kanë shije më të keqe.

/Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme