spot_img
HomeBUJKUKoha për mbjelljen e misrit

Koha për mbjelljen e misrit

spot_img
Jemi në periudhën e mbjelljeve pranverore për kultura të ndryshme bujqësore, një ndër këto kultura është Misri.
Misri është ndër kulturat lavërtare më të rëndësishme ekonomike dhe strategjike për vendin, andaj edhe kultivimit të kësaj kulture duhet kushtuar rëndësi e veçantë.
Qëllimi kryesor në prodhimtarinë intensive është rritja e rendimentit për njësi të sipërfaqes, duke ruajtur cilësinë e prodhimit. Duke marr parasysh rëndësinë e kësaj kulture, MBPZHR edhe këtë vit kalendarik ka planifikuar t’i përkrah me subvencione fermerët prodhues të misrit.
Kultura e misrit me vlerat e larta ushqyese të saj, ka ndikim direkt në zhvillimin e Blegtorisë dhe industrisë ushqimore.
Masat agroteknike për mbjellje
Përgatitja e mirë e tokës, lëvrimi i thellë, plehërimi, cilësia e farës dhe mbjellja në afatin optimal, kanë rëndësi të shumëfishtë në arritjen e rendimenteve të larta.
Misri ka kërkesa të mëdha për materie ushqyese. Një mënyrë ideale do ishte përdorimi i plehut organik i cili do të shpërndahej në vjeshtë para lëvrimit thellë jo më pak se 30 t/ha, ku do të futej në tokë dhe do t’i rriste vlerat ushqyese të tokës.
Në pranverë qiten rreth 2/3 pleh themelor NPK, para lëvrimit të ceket dhe 1/3 e plehut gjatë mbjelljes. Sasitë orientuese të plehut NPK janë rreth 500 kg/ha, kurse një sasi e azotit jepet gjatë vegjetacionit përmes riplehërimit, në fazën 5-6 gjethe rekomandohet sasi orientuese 200 kg/ha NAG- 27%, sipas nevojës mund të aplikohet edhe riplehërimi i dytë me 150 kg/ha.
Kushtet Agroekologjike në Kosovë e lejojnë kultivimin e llojeve të ndryshme të varieteteve dhe hibrideve të misrit me gjatësi të ndryshme të vegjetacionit:
Në Rrafshin e Kosovës përdorni hibridet e hershme dhe të mesme 85-105 ditë dhe 106-120 ditë.
Në Rrafshin e Dukagjinit përdorni hibride të vonshme prej 121-140 ditë.
Zgjedhja e farës së misrit për mbjellje është element i rëndësishëm në prodhimtarinë e misrit e cila duhet t’i përshtatet kushteve klimatike tokësore dhe pjekjes së kokrrës me kohë. Veç këtyre kushteve për prodhimtari intensive që arsyeton investimin, toka duhet të jetë nën ujitje.
Afati Optimal
Afati optimal për mbjelljen e misrit është prej 15-25 Prill atëherë kur temperatura në tokë arrin 10-12 gradë celsius. Megjithatë edhe afati varet nga kushtet atmosferike që mbivotojnë në këtë periudhë kohore.
Pasi që jemi në periudhën optimale, shfrytëzojeni kushtet klimatike për mbjellje cilësore të kulturës së misrit. Mbjellja me kohë mundëson sigurimin e mbirjeve optimale e gjithashtu ka ndikim në shëndetin e bimës dhe në rendimentin final.
Ku mund ta gjeni përkrahjen?
Departamenti i Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike ju sugjeron t’u përmbaheni këshillave profesionale dhe të kontaktoni me Qendrat Informative Këshilluese Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për të marrë edhe informata tjera për zgjedhjen e hibrideve, si dhe inputeve të nevojshme për mbjelljen dhe kultivimin e misrit. Për informata shtesë gjithashtu mund të drejtoheni edhe në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike në MBPZHR, Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e ish Ramiz Sadikut, Nr 120 Kati III në Prishtinë ose të kontaktoni në nr. tonë të tel. 383 – (0)38 200 38 426.
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme