spot_img
HomeBUJKUPunëtoria e katërt e rrjetit të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në...

Punëtoria e katërt e rrjetit të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në Ballkanin Perëndimor

spot_img

Është mbajtur punëtoria e katërt në kuadër të programit Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë për Ballkanin Perëndimor, me datë 26 Mars në Prishtinë në hotel Garden, me fillim nga ora 10.

Ballkani Perëndimor si një nga rajonet më të prekura në Evropë nga zjarret në natyrë, ku ndryshimet klimatike, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe migrimi rural po rrisin cenueshmerine e ekosistemit ndaj zjarreve në natyrë në rajon. Për të zbutur ndikimet negative të zjarreve është e nevojshme të ketë bashkëpunim gjithëpërfshirës, ndërkufitar dhe shkëmbim njohurishë për të forcuar kapacitetet për menaxhimin e zjarrit në natyre.

Menaxhimi i Zjarrit në natyrë në Ballkanin Perëndimor është një Program i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC, koordinohet nga kompania Farmahem nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e Helvetas Swiss Intercooperation nga Zvicrra dhe Qendra Rajonale e Monitorimit të Zjarrit (RFMC).

Në vazhdimësi të implementimit të projektit u mbajt punëtoria në nivel vendi, organizuar nga Arlinda Gashi, Staf vendor i projektit dhe moderuar nga z.Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili e hapi takimin si përfaqësues nga MBPZHR dhe njëherit pikë kontaktuese e projektit dhe z. Cvetan Nikolovski – Udhëheqës i ekipit të programit të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor pati një fjalë hyrëse në takim.

Në punëtori ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga institucionet si pale kyç të programit për menaxhimin e zjarrit në natyrë, duke përfshirë shkencën, praktikat dhe politikën.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantimi i Raportit mbi Menaxhimin e Zjarrit në Natyrë duke përfshirë Udhëzimet për Menaxhimin e Zjarrit në Republikën e Kosovës, i cili së shpejti do të jete publik dhe i gatshëm për t’u përdorur.

Objektiva tjera të punëtorisë ishin prezantimi i draft raportit të mangësive të sistemit aktual të MZN – së, si dhe pasqyra e procesit të hartimit të Strategjisë kombëtare për menaxhimin e adaptuar të zjarrit ne natyre.

Gjatë punëtorisë që të tri objektivat u diskutuan ku gjithë pjesëmarrësit kontribuuan ne mënyrë aktive dhe përmbajtjesore.

Prandaj, me këtë punëtori raporti u finalizua dhe si i tillë do të jetë i përdorshme nga të gjithë.

/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme