spot_img
HomeBUJKUNjihuni me kompaninë me të suksesshme në hartimin e planeve të bizneseve

Njihuni me kompaninë me të suksesshme në hartimin e planeve të bizneseve

spot_img

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka hapur periudhën për aplikim për disa nga masat mbështetëse për këtë vit, përmes granteve investive për fermerët në gjithë territorin e Kosovës. Buxheti për këto masa për zhvillim rural, këtë vit arrin në 20,500,000.00 euro.

Shumica e fermerëve kanë filluar me përgatitjen e dokumentacionit për të aplikuar për grante investive në Ministrinë e Bujqësisë. Një pjesë e madhe e tyre janë në kërkim të kompanive të cilat do t’i ndihmojnë në hartimin e kërkesës së qartë për këto grante. Ju njoftojmë me kompaninë liderë në Kosovë dhe më të suksesshme për përgatitjen e biznes planeve dhe hartimin e projekteve për grante, e kjo është AGRO KOS GROUP SH.P.K. AKG që udhëhiqet nga dy menaxherë të suksesshëm, Flamur Syla dhe Burim Morina, të cilët kanë një bagazh të madh në përkrahjen e  fermerëve në procesin e tyre të planifikimit. Që të dy e kanë të qartë se sa më i plotë të jetë plani i biznesit, aq më i madh do të jetë edhe shansi për të fituar grantin dhe aq më e madh do të jetë mundësia e suksesit të iniciativës së tyre.

Për më shumë rreth kompanisë në fjalë na foli njëri nga menaxherët, z. Flamur Syla. “Kompania AGRO KOS GROUP SH.P.K  është e profilizuar dhe e specializuar në përpilimin e biznes-planeve në sektorin e bujqësisë dhe ofron një nivel të pashembullt të shërbimeve profesionale për klientët tanë në bazë të kërkesave dhe preferencave të tyre.

Me përvojën e tyre të kaluar ku kanë arritur të hartojnë mbi 1000 projekte të fushave të ndryshme, nga të cilat shumica e tyre janë në fushën e bujqësisë. AGRO KOS GROUP SH.P.K ka arritur që t’ju ndihmojë mbi 400 fermerëve të përfitojnë nga grantet të cilat arrijnë vlerën e mbi 20 milion euro.

AKG me ekspertët e vet të angazhuar si Agronom dhe Arkitekt që ofron një gamë të gjerë të shërbimeve këshilluese për të ndihmuar sipërmarrësit që t’i shfrytëzojnë grantet në favor  të biznesit se tyre duke iu ofruar përkrahje në kalimin e sfidave të kohës siç janë teknologjitë e reja, zgjerimi i tregut dhe planifikimin e investimeve duke praktikuar investimet më fitimprurëse në biznes.”, shprehet ai për Gazetën Bujku.

Sipas tij, AKG është një urë lidhëse në mes të organizatave/institucioneve dhe fermerëve potencialë për përfitimin e thirrjeve të ndryshme, në veçanti garanteve.

AGRO KOS GROUP SH.P.K. ka krijuar një rrjet të ekspertëve të lëmive të ndryshme, të cilët ofrojnë këshilla dhe trajnime për fermerët. Ata ofrojnë zgjidhje sipas praktikave lokale dhe ndërkombëtare, zgjidhje të cilat kanë dhënë rezultate pozitive në teren.

Produktet dhe shërbimet e AKG janë:

  • Planet e Biznesit, projekt-propozimet, projektet ideore për ndërtime të depove dhe stallave të lopëve, projekte zbatuese,
  • Konsultimet lidhur me aplikimet në grante dhe investime të tjera që ndërlidhen me biznesin,
  • Shitja dhe instalimi i produkteve për prodhimin e Energjisë Efiçente,
  • Shitja dhe montimi i serave dhe depove për pemë dhe perime,
  • Furnizimi dhe shitja e pajisjeve bujqësore, përfshirë edhe traktorët.
  • Furnizimi dhe shitja e fidanëve te ardhura nga BE, etj. /Gazeta Bujku

Kompania AGRO KOS GROUP

Adresa: Rr. 28 Nëntori Nr. 20, Prishtinë

Tel. 044708207;

049880038;

049105643

Email: [email protected] dhe  https://www.facebook.com/planebiznesi/

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme