spot_img
HomeBUJKUAgroBuli L.L.C - çerek shekulli përvojë në kultivimin e fidanëve dhe perimeve...

AgroBuli L.L.C – çerek shekulli përvojë në kultivimin e fidanëve dhe perimeve në serra

spot_img

Kultivimi i perimeve në serra, po rezulton i leverdishëm për fermerët, pasi kërkesat për kultura të freskëta bujqësore po vjen gjithnjë e në rritje.

Kjo prodhimtari ka filluar të përhapet në Kosovë dhe shumë bujq kanë shpreh interesim që të merren me këtë fushë të bujqësisë, sidomos në dy dekadat e fundit. Duke parë nevojën e tregut vendas, por edhe të eksporteve në rritje fermerët nga viti në vit po vijnë duke i rritur sipërfaqet e mbjella në serrë, pasi ata nuk e kanë problem më shitjen prodhimeve bujqësore jashtë sezonës.

Këto ditë kam bërë një vizitë në kompaninë AgroBuli L.L.C në Shtime ku kam realizuar intervistë me agronomin Bujar Beqa, drejtor i kësaj kompanie të specializuar për prodhimin e fidanëve dhe perimeve në serra. Bujari është ekspert i kësaj fushe dhe me këtë punë merret qe afro çerek shekulli. Këtë punë e ka filluar babai i Bujarit, Fatmiri i cili përvojën e fituar në Zvicër në kultivimin e perimeve në serra e ka bartur me sukses në vendlindje.

Aktualisht në këtë kompani prodhohen fidane kualitative, të specave, domateve dhe trangujve, ndërsa pas përfundimit të sezonës së fidanëve, prodhohen domate të cilësisë së lartë e cila është e certifikuar zyrtarisht me standardin e BE-së, “GlobalG.A.P”. Produktet e certifikuara me këtë lloj standardi garantojnë cilësi për konsumatorin si dhe hapin rrugët drejt tregjeve ndërkombëtare. Gjithashtu kjo kompani merret edhe me prodhimin e sallatës së gjelbër e cila është shumë e kërkuar në treg.

Vlen të theksohet se kompania AgroBuli L.L.C. ka fituar një grant nga BE (programi IPA) për ngritjen e një serre, në të cilën përllogaritet që prodhimi vjetor të jetë rreth 150 tonelata. Në ngritjen e kësaj serre ka ndihmuar edhe kuvendi komunal i Shtimes që ndau 2.5 ha sipërfaqe për këtë projekt.

Për më shumë detaje rreth punës, sfidave dhe sukseseve të kësaj kompanie, ju ftojmë ta ndiqni intervistën me drejtorin Bujar Beqa.

Përgatiti: Demir Reshiti

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme