spot_img
HomeBUJKUKumbulla

Kumbulla

spot_img

Historiku dhe përhapja

Llojet e ndryshme të kumbullës e kanë prejardhjen nga zonat e detit Kaspik dhe të Azisë së mesme, me përjashtim të Prunus salicina me origjinë nga Kina. Kumbulla evropiane, Prunus domestica kultivohet në Europë qysh nga kohët e lashta, 2000 vjet p.e.r. dhe u përhap në Amerikë e Kanada.

Një lloj tjetër kumbulle, Prunus insititia ekziston në gjendje të egër në rajonet e Kaukazit. Të dhëna për kumbullën qysh në lashtësi janë gjetur në Izrael dhe Itali.

Ndër specie më të përhapura janë: Prunus spinosa (kulumbria), Prunus domestica (kumbulla e butë evropiane), Prunus coromila (kumbulla e egër), Prunus insititia (kumbulla shtëpiake), Prunus triflora (kumbulla japoneze), Prunussimoni (kumbulla kajsi) dhe Prunus ceracifera (mirobolanat).

Disa nga vendet evropiane më prodhuese të kumbullave janë: Rumania, Gjermania, Jugosllavia, Bullgaria, Hungaria, Franca, Italia, etj.

Vlerat ushqyese

Kumbulla ka vlera të larta ushqyese. Ajo mund të përdoret si e freskët ashtu dhe e përpunuar, për prodhim lëngjesh, marmelatash, komposto, fruta të thatë si dhe prodhim pijesh.

Tab. 7. Përbërja kimike e kumbullave të freskëta dhe atyre të thata 

Përmban shumë vitamina : vitamina A, tiaminë, riboflavin, niazinë, vitamina C si dhe shumë kripëra minerale dhe mikroelemente të dobishëm për organizmin.

Klasifikimi botanik 

Kumbulla futet në familjen Rosaceae (trëndafilore), nën familja Prunoideae, gjinia Prunus e cila përmban 32 specie të cilat ndahen në 4 grupe të mëdha ekologjoegrafike që janë:

  1. Kumbulla evropiane-aziatike (P.domestica, P.spinosa, P.insititia, P.cocomila, P.cerasifera).
  2. Kumbulla kino-japoneze (P.salicina, P.triflora, P.simoni).
  3. Kumbulla amerikane (P.americana, P.angustifolia, P.hortulana, P.munsoniana).
  4. Kumbulla hibride 

Kushtet ekologjike për kultivimin e kumbullës 

Përgjithësisht kumbulla evropiane ka kërkesa më të pakta për temperatura të ulëta se sa molla me përjashtim të kultivarit President i cili ka të njëjtat kërkesa sa molla P. insitita i duron më shumë të ftohtit, deri – 20⁰C, ndaj dhe oreali i shtrirjes mbrrin deri në vendet Skandinave.

Kumbulla Japoneze (P.salicina) kërkon më pak temperatura të ulëta dhe i duron më pak të ftohtit. Kjo vjen ngaqë ajo lulëzon më herët se kumbullat e tjera. Kumbulla i duron lagështisë në tokë më shumë se bërthamorët e tjerë prandaj dhe rekomandohet si nënshartesë e tyre.

Lagështia e tepërt ajrore në stinën e pranverës shkakton infeksion në lule nga monilia. Gjithashtu temperaturat shumë të larta të verës (>37⁰C) mund të shkaktojë djegie në epikarpin e frutit, ndërsa në temperaturat e ulëta (<15⁰C) keqësojnë shijen e frutave. Kumbulla prodhon mirë dhe me cilësi në toka pjellore të thella dhe të kulluara. Toka më të mira kërkon P.salicina, kurse P.domestica mund të kultivohet në toka më të rënda. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme