spot_img
HomeBUJKUDardha

Dardha

spot_img

Historiku

Dardha (Pyrus communis) ashtu si dhe farorët e tjerë është kultivuar qysh në lashtësi nga Ilirët, grekët dhe romakët. Prejardhja e saj konsiderohet sipas Vavilovit të jetë nga tre qendra : Azia, Kaukazi dhe Kina.

Përhapja

Është përhapur kudo në botë, sidomos në vendet me klimë të freskët. Dardha zë vendin e dytë në botë pas mollës.

Vlerat Ushqyese

Frutat kanë vlera të larta ushqyese pasi përmbajnë 8-21 % sheqerna, 15-18 % lëndë të thatë, acide organike, vitamina, 1.5-4 % lëndë minerale etj. Frutat ruhen të freskëta për rreth 4 muaj në temperaturën 0⁰ C në frigorifer të zakonshëm dhe më gjatë në frigorifer me atmosferë të kontrolluar. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara.

Klasifikimi botanik

Dardha bën pjesë në familjen trëndafilore (Rosaceae), në gjininë Pyrus me rreth 60 specie të përhapura në Europë, Azi, Afrikë dhe Amerikë. Shumica e kultivarëve të kultivuar i përket dardhës Pyrus communis.

Llojet e dardhës ndahen:

  1. Evropiane
  1. a) Pyrus communis (dardha në formë zemre)
  2. b) Pyrus nivalis (dardha e egër)
  3. c) Pyrus amigdaliformis (gorrica)
  1. Aziatike
  1. a) Pyrus pyrifolia (e përshtatur në klima të ngrohta)
  2. b) Pyrus ussuriensis (i duron të ftohtit dhe ndaj bakterit që shkakton sëmundjen Fire blight (djegia bakteriale), tharje e pemës por e ndjeshme ndaj pear decline, (thyerja e trungut)
  3. c) Pyrus serotinia (dardha japoneze)
  4. d) Pyrus betulaefolia
  5. e) Pyrus calleryana

Dy të fundit janë të pangrënshme por rezistente ndaj sëmundjeve të dardhës.

Kushtet ekologjike të kultivimit të dardhës

Dardha i përshtatet klimës kontinentale dhe kultivohet në zona me temperaturë minimale deri në – 25⁰c dhe maksimale deri në 35⁰C.

Për ndërprerjen e qetësisë relative të sythave duhet të plotësohen kërkesat që ka për temperatura të ulëta (<7⁰C) që arrijnë në varësi të kultivarit nga 600 deri në 1000 orë. Dardha lulëzon herët në pranverë dhe në raste të ngricave të hershme pëson dëme të konsiderueshme.

Temperaturat e ulëta që mund të shkaktojnë dëme janë -3.9⁰C deri -1.9⁰C në stadin kur maja e sythave është rozë, -2.2 deri -1.1⁰C në lulëzim dhe -1.2⁰C deri -1⁰C në stadin e formimit të frutave. Për këtë arsye duhet të evitohet kultivimi i dardhës në zona me ngrica të hershme.

Shirat në kohën e lulëzimit janë të dëmshme pasi pengojnë pllenimin e kryqëzuar të luleve. Dardhë me cilësi të mirë prodhohet në zona me verë të nxehtë (temperaturat maksimale (30-35⁰C), periudhë vegjetative të gjatë dhe ujë të mjaftueshëm.

Dardha kërkon verë të ngrohtë dhe për kufizimin e sëmundjes djegia bakteriale (fire blight) por edhe ujitje të mjaftueshme. Në kohën e lidhjes së frutave temperature duhet >10⁰C. Kërkon toka të thella, të pasura, rano-argjilore të kulluara. Kur pH i tokës është deri 7.5 mund të përdoren si nënshartesa bimë të prejardhura nga fara (sporofite) dhe ato vegjetative si ftoi dhe klone të tjera, kurse në toka me pH mbi 7.5 mund të përdoren si nënshartesa bimë të prejardhura vetëm nga fara të P.communis ose P.beatulifolia./Gazeta Bujku 

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme