spot_img
HomeBUJKUTIKA përfundoi me sukses trajnimet për bagëtitë e imëta

TIKA përfundoi me sukses trajnimet për bagëtitë e imëta

spot_img

Për Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), viti 2018 vit i sukseseve pasi janë realizuar qindra projekte në fusha të ndryshme e sidomos në sektorin e bujqësisë.

Në vitin që po e lëmë TIKA ka mbajtur trajnime me studentë të Fakultetit të Bujqësisë, me fermerë ka dhuruar pajisje bujqësore, ka dhuruar bagëti, ka ndihmuar në kultivimin e kulturave të ndryshme që për këtë organizatë viti 2018 konsiderohet vit i sukseseve.

Në kuadër të këtyre projekteve sot kanë përfunduar trajnimet për përfituesit e Projektit për Fisnikërimin dhe Zhvillimin e Bagëtive të Imta në Kosovë i cili ka filluar të implementohet në vitin 2018 dhe është projekti më gjithëpërfshirës në fushën e blegtorisë të implementuar deri më sot në Kosovë.

Sot, koordinatori i TIKA-s Hasan Burak Ceran dhe drejtori për bujqësi Luan Tiriqi kanë zhvilluar një takim vlerësues me studentët e Universitetit të Prishtinës para fillimit të punëve të cilët do t’i realizojnë në vitin 2019./Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme