Search

Realizohen pagesat e subvencioneve për Sipërfaqe dhe Blegtori

1040

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë realizuar pagesat për fermerët përfitues për Pagesa Direkte (subvencione) për Sipërfaqe dhe Blegtori. Zyrtarë nga Divizioni i Financave bëjnë të ditur se nga Thesari janë realizuar pagesat e listës së tretë dhe të katër për Sipërfaqe dhe lista e tretë për Blegtori.

– Lista e fermerëve përfitues për Sipërfaqe (Lista e III-të), e cila ka 124 fermerë përfitues në vlerë totale 249,622.38 €

– Lista e fermerëve përfitues për Sipërfaqe (Lista e IV-të), e cila ka 834 fermerë përfitues në vlerë totale 1,227,036.64 €

– Lista e fermerëve përfitues për Blegtori (Lista e III-të), e cila ka 872 fermerë përfitues në vlerë totale 1,227,320.00 €

Përfitues për Sipërfaqe të dy listave janë gjithsej 958 fermerë, në vlerë totale 1476942.38 Euro. Numri total i përfituesve për Pagesa Direkte-siperfaqe deri me tani është 16406 fermer. Ndërsa për Blegtori janë 8977 fermer./Gazeta Bujku