spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNjihuni me racën e lopëve Holshtajn Friziane

Njihuni me racën e lopëve Holshtajn Friziane

spot_img

Ky gjedh paraqet racën më qumështore jo vetëm në grupin e gjedheve zi e bardhë, por të gjedheve në përgjithësi. Raca Holshtajn friziane rrjedhë nga dy provincat më veriore të Holandës, pjesa më e madhe e të cilave shtrihet nën nivelin e detit, pra këto vende janë mjaft të pëlleshme dhe të begatshme me kullosa cilësore.

Bylykun e parë të racës Holshtajn friziane e ka formuar Vintrop Sheneri. Ai në vitin 1852 e ka blerë gjedhin Zi e bardhë holandez nga ania që lundronte për në Amerikë. Meqenëse lopa ka qenë mjaft qumështore, ai vendosi që t’i blejë edhe dy të tjera dhe më 1861 importon edhe një dem dhe 4 lopë dhe kështu fillon puna në formimin e kësaj race. Mbas kësaj kohe importohen edhe mjaft gjedhe të racës Frizis holandeze.

Related image

Për nga prodhimtaria e qumështit ky gjedhë është në krye të gjedheve në botë. Kapaciteti prodhues i kësaj race arrin në mbi 10.000 kg qumësht/laktacion me 3,6% yndyrë dhe 3,2% proteina. Në SHBA prej të gjitha racave qumështore, 90% janë Holshtajn friziane. Kampioni botëror në prodhimtarinë e qumështit ka qenë gjedhi “Lili” që për 365 ditë ka dhënë 19.433,46 kg qumësht dhe 564,62 kg yndyrë qumështi. Prodhimtaria e kësaj race është impresionuese, sepse mban rekord botëror në të gjitha kategoritë e gjedheve. Kjo është raca më e madhe krahasuar me racat tjera qumështore, nuk hyn aq herët në riprodhim si disa raca tjera zi e bardhë, por janë më të larta (mesatarisht të larta) me lartësi të xhidavisë së lopëve rreth 145 cm, kurse të demave rreth 152 cm.

Image result for Holstein Friesian

Kanë konstitucion të fortë, gjoks të thellë dhe gjirin mjaft mirë të zhvilluar. Masa mesatare trupore e lopëve është 650-700 kg, kurse e demave mesatarisht 1.000 kg. Sa i përket prodhimtarisë së mishit nuk ka të dhëna të duhura si për prodhimtarinë e qumështit. Disa frymë, pas dobësimit (uljes në peshë) tregojnë aftësi për majmëri, mirëpo kjo veti humbet në laktacion. Holshtajni ka ngjyrë zi e bardhë, që larat mund të jenë të formave dhe madhësive të ndryshme (e dëshirueshme është që raporti të jetë 50:50%), por ekzistojnë individ ku dominon ngjyra e zezë dhe individ ku dominon ngjyra e bardhë.

Tipi bashkëkohor i Holshtajnit ka konstitucion të fortë, ndërtim të fortë trupor dhe shëndet të mirë. Ky gjedh është eksportuar në vende të ndryshme të botës ku janë formuar gjedhët Holshtajn Frizisi Kanadez, Holshtajn Frizisi Britaniko-Kanadez, etj. Ky gjedhë në shumë vende të botës shfrytëzohet për përparimin e gjedhtarisë./Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme