spot_img
HomeBUJKUMaqedoni, shpallet thirrja publike për mbështetje të investimeve në bujqësi

Maqedoni, shpallet thirrja publike për mbështetje të investimeve në bujqësi

spot_img

Prej sot deri më 14 janar të vitit 2019 të gjithë personat juridik të interesuar, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në pajtueshmëri me ligjin për kompanitë tregtare në RM, do të mund të dorëzojnë kërkesë për përdorim të mjeteve nga programi IPARD 2014-2018 për masën 3, gjegjësisht investime në mjete materiale për përpunim dhe tregtim të produkteve bujqësore dhe të peshkut. Qeveria sot publikoi thirrjen publike dhe Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, sqaroi se shuma e përgjithshme e mbështetjes financiare në korniza të kësaj thirrjeje është 13.2 milion euro.

“Sot e publikojmë thirrjen e re publike për masën investime në mjete materiale për përpunim dhe marketing të produkteve bujqësore dhe të peshkut nga programi IPARD 2. Me këtë thirrje publike u mundësojmë kompanive dhe kooperativave bujqësore që të investojnë në hapjen е objekteve dhe pajisjet e përpunimit, pas çka 50 përqind nga financimi, gjegjësisht mjetet e financuara pas një kërkese individuale ndahen si ndihmë financiare e pakthyeshme. 75 përqind nga mjetet që do të bashkëfinancohen do të jenë të siguruara nga instrumenti i BE-së për ndihmë para-anëtarësimit për zhvillimin rural, IPARD 2014-2020, ndërsa 25 përqind nga mjetet do të bashkëfinancohen nga buxheti i RM-së.”

Drejtori i Agjencisë së Pagesave, Nikollçe Babovski, sqaroi se personat juridik të interesuar duhet të plotësojnë kërkesë për përdorim të mjeteve nga programi IPARD 2, të kenë plan biznesi sipas udhëzuesit si dhe të kenë dokumentacion mbështetës siç është nënvizuar në thirrjen publike që tashmë është publikuar.

“Me këtë thirrje në dispozicion janë 13.2 milion euro, mjete që do të mund të përdoren për ndëtim ose modernizim të kapaciteteve ekzistuese për nevoja tëpemëve, perimeve, verës, qumështit, mishit dhe përpunimin e tyre. Të gjithë të interesuarit për mjetet evropiane përmes programit IPARD, do të duhet të plotësojnë kërkesë për përdorimin e mjeteve nga programi IPARD 2 për masën konkrete, plan biznesi i punuar sipas udhëzuesit dhe dokumentacion mbështetës siçështë nënvizuar në udhëzimet e kësaj thirrjeje publike”

Mjetet e këtij programi do të shfrytëzohen për investime në objektet e përpunimit për qumësht dhe prodhime qumështore, mish dhe prodhime të mishit, pemë dhe perime, drithëra, produkte të miellit, verë, musht, uthull dhe të ngjashme. /SHENJA/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme