spot_img
HomeBUJKUBlegtoriRaca e lopëve Frizisi Anglez

Raca e lopëve Frizisi Anglez

spot_img

Në shekullin 17-18 në Angli janë eksportuar mjaft gjedhe të frizisit zi e bardh nga Holanda, ku janë kultivuar në gjak të pastër dhe janë shfrytëzuar për kryqëzim me racat lokale Angleze.

Ky gjedh, në radhë të parë është i njohur si gjedh qumështor, por mjaft shumë merr pjesë edhe në industrinë e mishit (rreth 60% e mishit bie në racat qumështore). Kjo racë prodhon 4.000 deri 5.000 kg qumështit gjatë laktacionit, me 3,5-4,0% yndyrë.

Tipi bashkëkohor i frizisit anglez karakterizohet me madhësi dhe me muskulaturë mirë të zhvilluar, lartësia e xhidavisë së demave është 147 cm, ndërsa masa trupore 1.000 kg; kurse lartësia e xhidavisë së lopëve është 140 cm dhe masa trupore 650 kg. Karakterizohet me gjatësi jetësore, kështu që mund të shfrytëzohet në më shumë laktacione. Prodhimtaria rekorde vjetore e qumështit arrin 20.491 kg me 3.4% yndyrë. Këto gjedhe janë eksportuar edhe në Kosovë dhe në vende të ndryshme të botës. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme