spot_img
HomeBUJKUKultivimi i perimeve

Kultivimi i perimeve

spot_img

Përfituesi Albion Hoti është nga fshati Samadrexhë, Komuna Suharekë. Si i ri dhe me vullnet të lartë Albioni së bashku me familjen e tij merret tash e tetë vite me prodhimin e kulturave të ndryshme të perimeve si qepujka, speca, domate, sallatë të gjelbër, tranguj, spinaq etj.

Sipërfaqja në të cilën kultivon Albioni kap shifrën 0.60 Ha, ku ai para përfitimit të grantit kultivonte kryesisht në fushë të hapur.

Image may contain: 1 person, smiling, sky, plant and outdoor

Prodhimet e tij në fushë të hapur kishin një kualitet të mirë, por me përfitimin e grantit në projektit SUSI LDF Faza 2 ai ka ndërtuar një serë moderne 0.5 Ha dhe instalimin e sistemit të ujitjes në të cilën i mbjell shumicën e kulturave në të katër stinët e vitit. Participimi në pjesëmarrjen e grantit ka qenë 80 Yo me 20 Yo, ku kontributi i projektit SUSI LDF Faza 2 ka qenë në vlerë 5,200.00 Euro, ndërsa ai i përfituesit në vlerën prej 1,300.00 Euro, totali i projektit ka qenë 6,500.00 Euro. Synimi im është që të dyfishoj investimet vetanake dhe të orientohem në zgjerim të prodhimit duke dyfishuar sipërfaqen e kultivimit të prodhimeve në sera, tha fermeri i ri Albion Hoti. Me implementimin e projektit n familje është rritur mirëqenia e jetës duke krijuar pesë vende të reja të punës për anëtarët e familjes, prej tyre katër të gjinisë femërore.

Image may contain: plant, tree, grass, outdoor and nature

Rezultatet e mira me zbatimin e projektit janë të dukshme, ku para fitimit të grantit nga shitja e perimeve ai ka realizuar të hyra rreth 3,000 Euro (neto), ndërsa tani me përfitimin e grantit ai realizon të hyra në vlerë prej 6,000 Euro (neto), nga prodhimi i domateve, trangujve dhe sallatës së gjelbër. Gjithashtu vlen të ceket se në kulturat e kultivuara nga Albioni nuk ka ndikime negative në ambient sepse përdorimi i pesticideve është me bazë bimore qe nuk ka efekt negativ në natyrë gjatë zbërthimit të tyre./Gazeta Bujku/ Local Development Fund- LDF

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme