spot_img
HomeBUJKUKultivarët e vishnjës 

Kultivarët e vishnjës 

spot_img

Në botë numërohen mbi 300 kultivarë të vishnjës, por duke u bazuar në karakteristikat e frutave mund të dallohen në tre grupe: 

1. Amarelles, që janë me frutë të rrumbullakët, me ngjyrë rozë, me lëng pa ngjyrë dhe të athët. Kultivar tipik i këtij grupi është Montmorency.

2. Morello, janë vishnjat me ngjyrë të kuqe të errët deri në të zezë, me lëng të ngjyrosur dhe me shije të athët e të hidhur. Tipike e këtij grupi është vishnja hungareze.

3. Maraske, janë frutvogëla me ngjyrë të zezë, me lëng të kuq të hidhur dhe pak të athët. Ky grup përdoret kryesisht në industri për prodhimin e likerit maraskino.

Montmorency (Mallakastra)

Fruti: i madh, i rrumbullakët, bishtshkurtër, me ngjyrë të kuqe të hapur, me tul të lëngshëm ngjyrë rozë.

Koha e pjekjes: mesi i Korrikut.

Karakteristika të tjera: është kultivar autofertil.

Hortencia (Flora)

Fruti: i madh. Në formë konike të zgjatur,me ngjyrë të kuqe të hapur, me tul të verdhë me shije të ëmbël në të athët dhe lëng.

Koha e pjekjes: mesi i Qershorit.

Karakteristika të tjera: është kultivar autosteril.

Vishnja Hungareze

Fruti: i madh, i rrumbullakët, i zgjeruar në pjesën nga bishti, me ngjyrë të kuqe të errët, me tul të lëngshëm, ngjyrë rozë.

Koha e pjekjes: mesi i Qershorit.

Karakteristika të tjera: është kultivar autosteril dhe pjalmohet nga Hortencia, Richmond.

Kultivarë të tjerë të vishnjës janë: Tiransia, Piemonte (majhoshe), Peza (Mareska e Pezarës), Mezhgorani (Maraskina e Mezhgoranit), Mangulli (Morele e Mangullit). /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme