spot_img
HomeBUJKUBleta dhe bletari - të nxjerrim mësime nga historitë e hidhura të...

Bleta dhe bletari – të nxjerrim mësime nga historitë e hidhura të të tjerëve

spot_img

Nga Dr.Agim Nelaj

Një bletar pyet?

A ka dal ndonjë ilaç i ri, i mirë për bletët?

Është krijuar ideja se ndonjë bar mund të ketë fuqi magjike! Bletaria moderne mbështetet mbi sisteme kontrolluese, parandaluese dhe mjekuese emergjente.

Sistemet moderne përcaktojnë qartë ndarjen përfundimtare nga lëndët sintetike (kimikatet) si: Oksitetraciklina, Fumidili, Ancotili, kimikatet,shiritat etj.

Lëndët organike (acide dhe vajra esencial) po përdoren gjerësisht.

Sistemi i ri: zgjidhi tre nga problemet më kryesore në trajtimin veterinar të bletëve:

1. E çliron familjen e bletës nga “ngërçi shqetësues” si rrjedhojë e ndërhyrjeve të shpeshta, me vend e pa vend gjatë pranverës (100 ditë).

2. Eviton praktikën e deritanishme të përdorimit të barnave veterinare që rrjedhin nga kimikate.

3. Përdorimi i acideve organike dhe vajrave bimore esenciale është e ardhmja e zgjidhjes

Të nxjerrim mësime nga eksperienca e të tjerëve

Kujtesë e hidhur e bletarëve evropian.

“Ne, bletarët kurrë nuk do të konsideronim qëllim, futjen e ndonjë insekticidi direkt në zgjuan tonë para se të shfaqeshin rriqrat parazitare.”

Në fillim u shfaqën rriqrat trakeale dhe mandej varroa shkatërroi bletët tona;

Në dëshpërim, braktisëm fobin (ndjeshmërinë) tonë të mëparshme ndaj kimikateve.

Ky është një fakt i trishtueshëm.

Fakt që solli një epokë të re në toksicitetin e bletëve. Kjo nuk na erdhi nga jashtë, por nga brenda zgjoit

Ashtu si bletët zhvilluan rezistencë të natyrshme ndaj rriqrave trakeale dhe na sollën jo vetëm shqetësim por dhe humbje masive. Gjendja e tanishme është më e komplikuar.

Filloi epoka marrjes goditje të rëndë nga Varroa.
Shpëtimi ynë ishte përdorimi i dy varrocide të tjerë sintetike, i pari ishte Apistan (fluvalinate), dhe pastaj kur rriqrat zhvilluan varroarezistencë ndaj këtij varrocidi, u prodhua Coumaphos (CheckMite +).

Kujtesa historike në lidhje me “humbjet pa nishan” të bletëve për shkak të kolapsit, nuk duhet harruar. Ne bletarët humbëm rreth 70% të zgjojeve tona kur rriqra trakeale pushtoi bletët dhe mandej deri në 100% të familjeve vdiqën gjatë pushtimit fillestar nga Varrosis.

Por ne nuk harrojmë.

Ne kemi nxjerrë përfundime në vazhdimësi, duke ndjekur humbjet e mëdha pasuese nga përdorimi i (fluvalinate) Apistani. Ai nuk jepte më efekt nga varroarezistenca.

Ne u goditëm ende më rëndë përsëri kur përdorem (coumaphos). Ne dështuam nga varrorezistenca në vjeshtën e vitit 2004.

Humbjet u shtuan, si rezultat i përdorimit taktikut. Demet janë të nëndheshme, më dëmprurëse, më shqetësuese se historitë e mëparshme, se efekti vazhdon edhe pas mospërdorimit, ka efekt prapa veprues.

Specialistë dhe bletarë shqiptarë!

Të nxjerrim mësime nga historitë e hidhura të të tjerëve.

Nëse një bletar ndër vepron me barna të tjera, pa e ditur se është antagonist (kundërshtar) apo sinergjist (bashkëveprues), ndërveprime të tilla, është një shqetësim i madh për bletarin dhe specialistin, që mund të na sjellë vdekje të bletëve

Kombinimet dhe radha e barit që përdor një bletar kërkon një rregull.

Tashmë është zbuluar një ndërveprim potencialisht vdekjeprurëse mes Apistanit (me përbërës aktiv tau-fluvalinate) dhe Chekmite+, Cumavar etj (përbërës aktiv coumaphos).

Përfundimi i vlerësimeve, vërtetuan ndërveprime midis disa varrocideve.

Përveç tau-fluvalinatit dhe coumaphosit, është përfshirë amitraza edhe Acidi oxalic dhe Thymoli.

Për të provuar ndërveprimet midis varrocideve, janë trajtuar grupe të bletëve me një dozë të ulët uniforme. -Doza e dytë papritmas filloi duke vrarë disa ose të gjitha bletët pasi ato bletë kishin qenë trajtuar me një dozë sublethal të një varrocidi më parë.

Demonstrimi ndërveprimit mes tau-fluvalinatit dhe coumaphos, ky ndërveprim ishte potencialisht më vdekjeprurëse se ndonjë kombinim me varrocid tjetër i testuar.

Apistani u bë 20-herë më shumë toksik për bletët e trajtuara me pare me Cumafos.Apistani u bë më toksik edhe pa marr parasysh se çfarë varrocidi ke përdorur më parë.
Produkte natyrore po bëhen faktor përcaktues në parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve të bletëve.

Ndër to:

Bima e thymolit (trumza)

Vaj Thymoli

Lënda aktive nxirret nga bima e trumzës (thimoil).

Përdoret në kontrollin e parazitit Varroa.

Efekti i tij lidhet me humbjen e vetëdijes të varroas , e huton, bien në fund të zgjoit.

Ato nuk janë në gjendje të ngjiten përsëri deri lartë në korniza..

Vaji Limoni

2 gota sheqer ushqimor.

Përdoret e njëjta sasi uji.

15 pika vaj limoni.

Trajtimi vazhdon disa dite

Shenim! Vajrat paraprakisht përzihen me mjaltë (emulgator)

Ky vaj esencial ka veti anti-fungale (myqe) dhe anti-virale.(ndaj viruseve).

Imiton feromonin nxitës për mbledhjen e nektarit.

Përdorim të kujdesshëm me familje të dobëta.

Aroma mund të josh bletët grabitës në zgjua.

Acid acetik;

1. Ky është i njohur për praninë e tij në uthull(uthull molle familje ). Të përmbaj 5-8 për qind acid acetik, 100ml në çdo një litër sherbet sheqeri 1:1. Përdorimi i uthullës nuk ka si qëllim kontrollin e varroas, përdoret kryesisht për sëmundjet mykotike. 1-Acid acetik, njihet me emrin acid ethanoic edhe pse përdoret më rrallë ky emërtim..

2. Ka disa prodhime uthulle, uthull malto që rrjedh nga malto e birrës, uthull balsamic (nga lëngë rrushi i bardhë) dhe uthull molle etj.

3. Me shumicë prodhohet industriale (petrochemicals), jo nga fermentimi.

4. Përdoret për përgatitjen e disa barnave, për shembull, aspirina mund të prodhohet nga reagimi ndërmjet acidit acetik dhe acid salicilik.

5. Tek ne përdoret rregullisht në çdo përgatitej ushqimi, uthull molle. Në çdo një litër sherbet, 100 ml uthull 5-8%.Përdoret rregullisht për frenimin e myqeve.

6. Eksperenca po tregon se ka një efekt mjaft të mirë për nozemën dhe ndihmon në kontrollin e varroas. Uthulla rregullon Ph e ushqimit të bletëve. Gjëja më e mirë është një pH i rregulluar më produkte organike.

Niveli i pH

Niveli i ulet I Ph, mund të jetë një shkak I vdekjes së bletëve

1. Një shqetësim tjetër është niveli i pH..Një komunitet i tërë mikroorganizma (maja, baktere, kërpudha) jetojnë së bashku në ekuilibër me bletët.Disa prej këtyre mikrobeve janë të dëmshme,disa të dobishme dhe disa janë të mira.

2. Për të kuptuar se çfarë mikroorganizma mund të zhvillohen dhe të mbijetojnë varet shumë nga niveli i pH.

Për referencë pH e mjaltit është 3,2-4,5, ndërkohë që pH i sherbetit sheqerit është 6.0.

Michael Bush (shenjt mbrojtës i bletarisë natyrore) ka deklaruar se shume sëmundje të bletëve si: Nosemosis, sëmundjet mykotike, pestat, varroosis shumohen dhe zhvillohen në kushtet kur Ph është afër sherbetit të sheqerit.

3. Familja me pH të ulët ka një mospërputhje në mes të nivelit të pH të ushqimit natyral të bletëve dhe versionit që bënë njeriu(ushqimin)

4. Në përgjigje të kësaj, bletarët mundohen të ulin pH e përzierjes sherbet sheqeri, duke shtuar vitaminë C (pluhur), lëng limoni, uthull kripë gjelle etj.

Gazeta Bujku e boton me leje të veterineret.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme