spot_img
HomeBUJKUZëvendësministri Krasniqi njofton për zgjatjen e afati për implementimin e projekteve për...

Zëvendësministri Krasniqi njofton për zgjatjen e afati për implementimin e projekteve për zhvillimin rural 2018

spot_img

Me udhëzimin administrativ të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) Nr.18/2018 është bërë plotësim ndryshimi i udhëzimit administrativ Nr.05/2018 për masat dhe kriteret e përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2018.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi.

Ai ka thënë se ky plotësim ndryshim i udhëzimit administrativ mundëson zgjatjen e afateve për implementimin e projekteve të miratuara në masat:

MASA 101 ( Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore):
afati prej 90 ditë zgjatet në 120 ditë;
afati prej 120 ditë zgjatet në 210 ditë.

MASA 302 ( Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve):
afati prej 90 ditë zgjatet në 180 ditë;
afati prej 90 ditë zgjatet në 180 ditë.

MASA (Ujitja e tokave bujqësore):
afati prej 180 ditë zgjatet në 270 ditë
afati prej 180 ditë zgjatet në 270 ditë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme