spot_img
HomeBUJKUVetit botanike dhe biologjike të mjedrës

Vetit botanike dhe biologjike të mjedrës

spot_img

Mjedra në bazë të klasifikimit pomologjjk bënë pjesë në grupin e pemëve të imëta dhe për nga rëndësia vjen menjëherë pas dredhëzës. Prandaj për nga sipërfaqja dhe sasia e prodhimit mjedra është nder pemët shumë të dobishme dhe me perspektive që të kultivohet në vendin tonë. Mjedra bënë pjesë në pemët gjysmë shkurre me sistem rrënjor shumëvjeçar dhe pjesë mbitokësore – lastar të cilët janë një dhe dy vjeçare.

Rrënjët e mjedrës janë vegjetative prandaj janë të degëzuara dhe nuk kanë rrënjë kryesore. Pjesa dërmues e rrënjëve 90% e tyre depërtojnë në thellësi deri në 30 cm, ndërsa pjesa tjetër mund të depërton deri 1 m. Në toka të lehta dhe me strukture të mirë një pjesë e vogël e rrënjëve mund të depërtoj edhe më thellë.

Lastarët në lëvore kanë gjemba të vegjël me ngjyra të ndryshme e cila është veti trashëguese e kultivarëve. Ka kultivar me lastar të lëmuar edhe pa gjemba. Kultivarët e mjedrës remuntat japin fruta në lastarët një dhe dy vjeçar, por zakonisht për frutë dhënie lihen lastarit njëvjeçar.
Lastarët e mjedrës në vitin e dytë nuk rriten në gjatësi, por nga sythat e tyre dalin degëzime lulore dhe japin fnrta. Pas dhënies se frutave lastarët dy vjeçar duhet të krasitën.

Gjethet e mjedrës janë të përbëra % 3.5, e rrallë herë nga 7 gjethëza me bisht të shkurtër të ngjitura në një bisht kryesor. Kultivarët e mjedrës dallohen në varësisht prej madhësisë, formës, dhëmbëzimit, ngjyrës së gjetheve. Sythat frutor formojnë degëza të cilat kanë gjatësi 12-15 cm ndërsa të disa kultivar 25-30 cm. Mbi këto degëza formohet lulëri dhe gjethe të vogla.

Lulja është me ngjyrë të bardhë e grumbulluar në disa lule të cilat se bashku formojnë lulëri. Lulëzimi zakonisht fillon në muajin maj dhe zgjatë 2-3 javë. Së pari lulëzojnë lulet e majës së degëzave frutore e pastaj lulet tjera. Mjedra është autofertile -vete pjalmuese e si e tillë në pemishte mund të mbjellët vetëm një kultivar, por kur mbillen dy e më shumë kultivar pjalmimi është më i mirë dhe rendimentet janë me të larta.

Fryti është i përberë nga një numër i madh i kokrrave të ngjitura në një bisht frutor me forma të ndryshme si të rrumbullakëta, konike deri të konike të zgjatur. Gjatë vjeljes bishti i frytit ngelet në degëzën frutore. Forma, ngjyra, aroma, shija janë specifika të kultivarit. Mjedra jep fruta që nga viti i parë, në frutë dhënie të plotë hyn në vitin 3-4, ndërsa pemishtja shfrytëzohet 10-12 vite./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme