spot_img
HomeBUJKUSpërkatja dimërore tek pemët

Spërkatja dimërore tek pemët

spot_img

Spërkatja dimërore e pemëve  është masë agroteknike obligative me anë të së cilës eliminohet një numër i madh i shkaktarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve, të cilët kanë qenë prezent në vitin paraprak në pemishten tonë, duke na shkaktuar humbje mjaft të mëdha si në rendiment po ashtu edhe në cilësi të frutave që ne i prodhojmë. Spërkatja dimërore është masa më e rëndësishme preventive që ndikon në zvogëlimin e intensitetit të dëmtuesve të ndryshëm dhe në zvogëlimin e intensitetit të sëmundjeve.

Para se të fillohet me spërkatje, më parë është mirë të kryhet krasitja e pemëve, të eliminohen degët e thyera dhe të infektuara, të eliminohen frutat e mbetur, etj.Image result for MODRO ULJE - preparat për spërkatjen dimërore të pemëveMe spërkatje dimërore ndikohet në mënyrë preventive, ku bëhet eliminimi dhe zvogëlimi i infeksioneve, nga shkaktarë të ndryshëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve. Spërkatja duhet të kryhet në mot të mirë, pa erë dhe në temperaturë mbi 10°C.

Preparati më efikas i cili gjendet në treg dhe mund të përdoret për këtë qëllim është Modro ulje i cili është një produkt i prodhuar nga kompania e mirënjohur Kroate Genera. 1 l i produktit përmban 100g bakër dhe 550g vaj mineral.

Modro ulje është insekto-fungicid i kombinuar për luftimin e dëmtuesve (vezëve dimërore) dhe shkaktarëve të sëmundjeve në plantacionet e përhershme, duke trajtuar në fazën e qetësisë apo në fillim të vegjetacionit.

https://www.youtube.com/watch?v=NIn65WH_CG0&t=25s

Modro ulje lufton shumë mirë këta dëmtues dhe sëmundje:

breshkëzës së mburojës kumbullës (Lecanium corni), vezët dimërore të merimangës së kuqe të pemëve (Panonychus ulmi), vezët dimërore të morrave të gjetheve (Aphididae) dhe vezët dimërore të psilles se dardhës (Psylla piri);

shakatarit të gjethepërdredhëses se pjeshkës (Taphrina deformans) me trajtim në fenofazen  A (sythat dimëror), shkaktarit të gjethebirimit të prunoideve tek pemët bërthamore (Stigmina carpophila) dhe njollosjes së  gjetheve si dhe kromës së frutave të mollës dhe dardhës (Venturia spp.) gjithashtu me përdorim në fenofazen A.

Përqendrimi i përdorur 2-3% (200-300 ml preparat në 10 l ujë) me pajisje e cila siguron gjatë punës përzierjen e pandërprerë.

Preparati nuk lejohet  të përdoret me shumë se dy herë gjatë vitit në sipërfaqen e njëjtë.

Këtë produkt mund ta gjeni në të gjitha barnatoret bujqësore në Kosovë. Përfaqësues për Kosovë N.T.Sh. Fauna. /Gazeta Bujku

N.T.SH Fauna
Adresa:  Rr. Washingtonit, Nr.65, Gjilan, Kosove
Mob:    045 201 244
Tel :       +383 (0)280 /329 – 981
E-mail:   [email protected]
Web:      www.fauna-ks.com
Fb :        AgroGroup Fauna

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme