spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPse boronicat janë superfrut për sytë dhe trurin tuaj?

Pse boronicat janë superfrut për sytë dhe trurin tuaj?

spot_img

Derisa plakemi, humbim shumë gjëra duke përfshirë kujtesën tonë të mprehtë dhe vizionin e qartë. Por fatmirësisht, ka mënyra për të parandaluar këtë ose të paktën që e ngadalësojnë procesin e plakjes. Një metodë është me të vërtetë shumë e lehtë: vetëm duke ngrënë boronica.

Boronicat e freskëta janë ndër frutat më të njohura, sidomos gjatë verës. Por ju duhet të hani atë gjatë gjithë vitit, veçanërisht për të përmirësuar të pamurit tuaj dhe kujtesën.

Instituti i Universitetit të Floridës për Ushqimin dhe Shkencat Bujqësore zbuloi se jo të gjithë e dinin për dobitë e boronicave. Nga 2,000 pjesëmarrës nga më shumë se 31 shtete në Shtetet e Bashkuara, shumica e njerëzve që njihnin përfitimet e frutave ishin ata nga popullata me të ardhura të larta. Por të gjithë duhet të dinë për boronicat dhe sa janë të dobishme për shëndetin tonë fizik.

Përfitimet e boronicave

Frutat kanë aftësinë për të kthyer efektet e plakjes, të cilat mund të ndikojnë në të pamurit dhe kujtesën tonë. Ne tashmë e dimë se boronica ka aftësinë për të luftuar kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Ka edhe studime të mëparshme që tregojnë se si frutat kanë sasi të shëndetshme të antioksidantëve, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes Alzheimerit. Sëmundja e Alzheimerit mund të ndikojë në kujtesë dhe në sjellje.

Sa i përket të pamurit të syve tonë, një studim i kryer nga hulumtuesit në Bujqësinë dhe Agro-Ushqimin në Kanada tregoi se boronicat mund të ndihmojnë sytë që të përshtaten më shpejt me errësirën. Ky përfitim është i mundur me ndihmën e anthocyanins, të cilat janë substanca natyrore të gjetur në fruta që i japin asaj ngjyrën blu. Sytë e njeriut përdorin pigmentet në mënyrë që ata të mund të ndihmojnë rigjenerimin e molekulave të receptorëve në retinë, të cilat më pas na mundësojnë të shohim edhe në vende të errëta.

Hulumtuesit kanadezë gjithashtu kanë zbuluar se pas syve janë të ekspozuar ndaj dritës të ndritshme gjatë natës, lëndët ushqyese të thithura nga boronica që mund të përshpejtojnë shërimin në shikimin normal të natës. Studiuesit gjithashtu besojnë se boronicat mund të ndihmojë ata që kanë probleme me sy duke forcuar shëndetin e syrit.

Përfitime të tjera të boronicave

Nëse përmirësimi i kujtesës dhe të pamurit nuk mjafton për t’iu bindur të hani sa më shumë boronica, ndoshta këto përfitime të tjera do të iu bindin:

Boronica mund të luftojë plakjen, duke iu bërë të ndiheni dhe të dukeni më të rinj.

Boronica mund të rrisë trurin me ndihmën e acidit të saj gallik, i cili funksionon si agjent neuro-mbrojtës.

Boronica mund të luftojë kancerin pa vrarë qelizat e shëndetshme, të cilat e bëjnë frutin edhe më të mirë se kimioterapia dhe terapia me rrezatim.

Është e pasur me fibra për të mbështetur tretjen dhe shëndetin gastrointestinal.

Përshtati: Albina Alija / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme