spot_img
HomeEKONOMINë Prishtinë rritet çmimi i miellit

Në Prishtinë rritet çmimi i miellit

spot_img

Pas vënies së taksë prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, është pritur edhe ngritja e çmimit sidomos të miellit ku Kosova përqindjen më të madhe e ka importuar nga Serbia.

Edhe për kundër thirrjeve nga organizatat e bizneseve edhe të Qeverisë për mos ngritjen e çmimit një market në kryeqytet e ka ngritur çmimin e miellit.

Një qytetar nga Prishtinë në adresën e portalit Gazeta Bujku e ka dërguar kuponin që sipas tij mielli tip 400 25 kilogramë prodhuar nga Eurover më herët kishte kushtuar 7.49 euro kurse tani kushton 8.79 euro.

Po sipas qytetarit edhe në një market në Tregun e Gjelbërt mielli firma Eurolona që para vendosjes së taksës 100 për qind kishte kushtuar 7.50 euro 25 kilogramë kurse sot kushton 10 euro.

Si duket thirrja e Qeverisë dhe organizatave bizneseore ka hasur në vesh të shurdhër nga marketet për mos ngritjen e çmimit. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme