spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNdikimi i kualitetit te qumështit në profitabilitetin e fermës

Ndikimi i kualitetit te qumështit në profitabilitetin e fermës

spot_img

Ekzistojnë  shumë faktorë që kanë ndikim te drejt për drejt në profitabilitetin e fermave qumështore, siç janë: jo balancimi i racioneve dhe mungesa e sasisë së ushqimit, efikasiteti i riprodhimit, përdorimi i farave jo cilësore për mbarsim, jo menaxhimi i mirë i fermës,  higjiena në stallë, madhësia e kopesë, kualiteti i qumështit etj.

Në këtë artikull do të diskutojmë humbjet të cilat shkaktohen nga kualiteti i dobët i qumështit.

Në bazë të udhëzimit administrativ 20/2006  i MBPZHR qumështi duhet të paguhet në bazë të kualitetit dhe përcaktohen parametrat e cilësisë së qumështit të freskët, mënyra e verifikimit të cilësisë, kategorizimi i qumështit të freskët sipas cilësisë dhe mënyra e marrjes së mostrave për analizë. Qumështi i freskët kategorizohet sipas cilësisë në katër kategori:

I. Klasa Ekstra

II. Klasa I

III. Klasa II

IV. Klasa III.

Rregullorja  përmban  faktorin  korrigjues duke u  bazuar në numrin e baktereve  dhe numrin e qelizave somatike ( NQS) për të përcaktuar sipas cilësisë në cilën  kategori  bie qumështi pas rezultateve të  analizave të kryera dhe të përcaktohet nëse qumështi i freskët do të  ndëshkohen   apo  do të ketë stimulim  ne çmim. Në tabelën e mëposhtme  janë paraqitur kriteret sipas kategorisë.

Tabela 1: Kategorizimi i  qumështit të freskët sipas udhëzimit administrativ 20/2006  të MBPZHR

Faktori korrigjues Qumështi cilësor
Klasifikimi Numri i qelizave somatike/ml
Klasa Baktera koloni/ml
1.15 Ekstra ≤100,000 ≤400,000
1.00 I ≤200,000 ≤500,000
0.95 II ≤500,000 ≤600,000
0.80 III >500,000 >600,000

Ne këtë rast nëse qumështi i prodhuar është në ekstra klase fermeri merr stimulim ne çmim (1.15) nga çmimi baze, ndërsa nëse qumështi është në klasën e dytë apo të tret nga çmimi baze fermeri penalizohet në çmim. Për të pasur më të letë llogaritjen e fitimit apo humbjes në bazë të kualitetit të qumështit do ti marrim dy shembuj për të demonstruar në mënyrë praktike:

Shembulli i pare: Nëse fermeri prodhon qumësht ne klasën ekstra:

Fillimisht përcaktohet çmimi bazë për qumësht të freskët. Zakonisht çmimin bazë e caktojnë përpunuesit e qumështit,  pastaj varësisht  nga numri i baktereve dhe numrin e qelizave somatike (NQS) percaktohet  se në cilën klasë bënë pjesë ajo mostër e qumështit  të freskët. Çmimi bazë është përcaktuar prej këtyre parametrave:

·         Njësia e yndyrës në qumësht të freskët   (0.07 €) – kjo vlerë ne baze te praktikave te deritanishme ndryshon ne baze te sezones por edhe nga përpunuesi i qumështit.

Çmim bazë llogaritet në këtë mënyrë: Njësia e  yndyrës  x  % njësisë së  yndyrës (nëse njësia e yndyrës paguhet me 0.07€ dhe qumështi është me 4% yndyrë, atëherë e fitojmë çmimin bazë të qumështit që është (0.07 x 4% = 0.28 €/litër)

Nëse mesatarja e numrit te baktereve është me i vogël se 100,00 dhe NQS është me i vogël ose e  barabartë me 400.000, qumështi i takon grupit EXTRA, dhe çmimi bazë shumëzohet me koeficientin 1.15. Llogaritja behet ne këtë mënyrë: (0.28 x 1.15 = 0.32). Në këtë rast fermeri përfiton 0.04 me shume nga çmimi bazë i qumështit)

Shembulli i dyte: Nëse fermeri prodhon qumësht në klasën e dytë:

Nëse mesatarja e numrit të baktereve është më i vogël se 500,000 dhe NQS për fermë është më e vogël ose e  barabartë me 600.000 qeliza somatike, qumështi i takon klasës së II dhe çmimi bazë është zvogëluar për 5% (95% nga çmimi bazë). Llogaritja behet ne këtë mënyrë: çmimi bazë është 0.28€/litër (0.28 x 0.95 = 0.266 €/litër).

Nëse mesatarja e numrit të baktereve është me e madhe se 500,000 dhe NQS për fermë ka është më e madhe se 600.000 qeliza somatike, ajo fermë i takon grupit III dhe çmimi bazë është zvogëluar për 20% (80% nga çmimi bazë).

Nëse llogariten efekte financiare për periudhën 1 vjeçare, respektivisht 365 ditë. Fitimi ose humbja e fermës është shumë e madhe.

Shembull:  nëse një fermë qumështore prodhon 73000 litër qumësht në vit. Llogaritja bëhet në këtë mënyrë: (Rendimenti në vit x çmimi bazë) = 73000 x 0.28 = 20,440.00 €/vit. Ne këtë rast fermeri është në klasën e parë kur çmimi i qumështit paguhet në bazë të çmimit bazë.

Nëse i njëjti fermerë prodhon qumësht në ekstra klase llogaritja behet në këtë mënyrë:

(Rendimenti në vit x çmimi bazë x faktori korrigjues) = 73000 x 0.28 x1.15 = 23,506.00 €/vit.

Nëse i njëjti fermerë prodhon qumësht të kualitetit të dobët i takon klasës së tret, llogaritja behet në këtë mënyrë: (rendimenti në vit x çmimi baze x faktori korrigjues) = 73000 x 0.28 x 0.80 = 16,353.00 €/vit.

Siç po shihet në shembujt e më sipërme dallimi i fitimit dhe humbjes nga përmirësimi i kualitetit të qumështit është shume i madhe dhe ka ndikim të drejtpërdrejt në profitabilitetin e fermës.

Ne shembujt e mësipërm u ceken humbjet qe shkaktohen nga kualitetit i qumështit qe janë te lidhura me çmimin e qumështit. Po ashtu numri i qelizave somatike  ka ndikim te drejtpërdrejt edhe ne prodhimtarinë e qumështit. Ne baze te Këshillit Kombëtarë te Mastititi (NMC) te Shteteve te Bashkuara te Amerikës është llogaritur përqindja e humbjeve te prodhimit te qumështit ne baze te numrit te qelizave somatike. Sa me i larte qe te jetë numri i qelizave somatike aq me te larta do te jen humbjet ne prodhimin e qumështit nga lopët.

Në tabelë janë te përshkruara humbjet ne prodhimtarinë e qumështit ne baze te numrit te qelizave somatike.

Ndikimi i qelizave somatike ne zvogëlimin e prodhimtarisë se qumështit, ne baze te standardeve te National Mastitis Counsil, US (NMC Standard)
Numri i qelizave somatike Koeficienti Humbjet ne %
200,000 1 0.00
200,000-500,000 0.94 6.00
500,000-1,000,000 0.82 18.00
1,000,000-1,500,000 0.71 29.00

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në bazë te këtyre te dhënave shihet se numri i larte i qelizave somatike ka ndikim te drejtpërdrejtë ne prodhimin e qumështit. Nëse numri i qelizave somatike është afër 500,000, atëherë humbjet ne prodhimtarinë e qumështit llogariten te jen 6 %, me rritjen e numrit te qelizave somatike edhe humbjet ne prodhimin e qumështit do te rriten.

Nëse humbjeve qe vijnë nga kualiteti i qumështit ju shtohen edhe humbjet qe vijnë nga ulja e prodhimtarisë se qumështit kur numri i qelizave somatike është i larte, munde te konstatojmë se ajo ferme me këto probleme nuk ka proftitabilitet dhe nuk ka qëndrueshmëri financiare.

—-

Gazeta Bujku e boton me leje të iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme