spot_img
HomeBUJKUBlegtoriKomuna e Malishevës shpërndau 80 lopë qumështore për fermerët lokal

Komuna e Malishevës shpërndau 80 lopë qumështore për fermerët lokal

spot_img

Në kuadër të investimeve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, Drejtoria për Bujqësi, në Komunën e Malishevës, ka filluar shpërndarjen e 80 lopëve për 80 fermer të Komunës së Malishevës. Shpërndarjen e lopëve, e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar përfituesit.

“Bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisë komunale dhe ne do të vazhdojmë me përkrahjen e fermerëve të komunës sonë, në të gjitha format e mundshme, përmes subvencioneve dhe investimeve konkrete në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë”, ka thënë nënkryetari Berisha,  i cili edhe i ka uruar përfituesit.

Ndërsa drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha ka bërë të ditur se do të shpërndahen 80 lopë për 80 fermer të cilët i kanë plotësuar kriteret e parapara. Sipas tij, ky subvencionim është bërë nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe kushton rreth 128 mijë euro./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme