spot_img
HomeLAJMET E FUNDITA mund të realizohet ruajtja e kultivarit tradicional të gështenjës së Tropojës?

A mund të realizohet ruajtja e kultivarit tradicional të gështenjës së Tropojës?

spot_img

Nga Shpend Nikoçi

Misioni i shoqatës është sigurimi i trashëgimisë gjenetike të kultivarit tradicional, i cili kërkon detyrimisht rehabilitimin e pemëve të vjetra në të cilat gjendet materiali biologjik riprodhues për rikthimin e kultivarit autokton.

Ky operacion kërkon detyrimisht ngjitjen në lartësi të pemëve për kryerjen e këtyre punimeve të cilat janë të klasifikuara si operacioni dendrokirurgjikal me:

a – Shkallen me të lartë të vështirësisë fizike; pasi detyrimisht duhet të operohet në kurora të pemëve, në lartësi dhe në kushtet e vështirësisë ekstreme, ku vetën një numër i kufizuar i fermerëve mund ta realizojnë këtë operacion.

b- me shkallen më të lartë të rrezikshmërisë për shëndetin dhe jetën e punëtorëve që marrin pjese në operacion;

c – Operacioni që kërkon trajnim sublementar dhe monitorim rigoroz për standardin teknik dhe zbatimin e kushteve te sigurimit teknik dhe të mbrojtjes nga aksidentet ne pune.

A mund t’i kryejnë të gjithë fermerët këto operacione? Jo – dhe, jo për faj të tyre. Më shume se 80 për qind e fermerëve nuk i kanë aftësitë fizike dhe mundësitë teknike për ta kryer këtë shërbim. Gështenja si kudo në Evropë edhe në vendin tonë për shkak të infeksionit të patogjenëve, është në kushte karantinë dhe çdo ndërhyrje në gështenja duhet të bëhet e kontrolluar dhe e monitoruar rreptësisht. Vetëm një personel inxhiniero-teknik i motivuar dhe i përgjegjshëm mund ta krijojë strukturën e nevojshme për të realizuar këtë operacion që kërkon organizim, trajnim teknik, menaxhim, përgatitje fizike, pajisjen me vegla pune, medikamentet e nevojshme dhe mjete te sigurimit teknik etj.

d – Operacioni parashikon identifikimin e prejardhjes së pemëve, vlerësimin e përbërjes gjenetike të tyre për të rikthyer kultivarin tradicional dhe operacionin silvikulturor të rikthimit në trungishte. Ky objektiv kërkon specialist me përvojë dhe trajnimin e nevojshëm.

e – Projekti i rehabilitimit të ekosistemit parashikon një menaxhim te integruar të orientuar drejt përmirësimit gjenetik që kërkon njohjen e sakte të fazave që kalon procesi duke ruajtur treguesit agro-silvikulturor dhe prioritet e rendimentit te prodhimit, ruajtjen e kuroro-dendësisë dhe tregues të tjerë teknik.

Një drejtori e shërbimit teknik për ekosistemin me një personel inxhiniero-teknik me kualifikimin të plotë dhe përvojën e nevojshme zotëron kapacitetet teknike, organizative, drejtuese, menaxhuese, është kompetente, e përgjegjshme dhe e motivuar për zbatimin e projektit rehabilitues si dhe e projekteve të ngjashme të personalizuara për gështenjën./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme