Nga Nehru Salihu – Bletarë
Edhe pse mjekësia moderne ka arritur shumë larg, është prezente bindja tek qytetarët tanë se nga një herë duhet t’i kthehemi nënës natyrë dhe mjekësisë popullore, e nga kjo shumë herë ndahemi të kënaqur me rezultatet e saj.
Mjalti, në mjekësi popullore, është mjaft i njohur dhe i preferuar , prandaj po i japim disa këshilla dhe receta në lidhje me përdorimin e tij e siç dihet ai është përdorur shumë, në raste të ndryshme, qysh nga kohërat e lashta.
Mjalti që konsumohet i përzier me ujë të vakët , ai për shtatë minuta hyn në gjak dhe është ilaç kundër të zënit kaps.
Mjalti që konsumohet i përzier me ujë të ftohët, hyn në gjak për njëzet minuta, dhe ndalon barkqitjen.
Kur konsumojmë mjaltin, kemi memorien më të zhvilluar. (largon sklerozën)
Mjalti pastron gjakun , lehtëson qarkullimin dhe nxit organizmin për prodhimin e tij.
Konsumimi i mjaltit për tri javë rresht, shëron nga verdhëza (sarillëku).
Konsumimi i mjaltit largon stresin, pagjumësinë, qetëson sistemin nervor dhe sjellë disponim.
Mjalti ndihmon zhvillimin dhe rritjen e organizmit tek fëmijët dhe të rriturit.
Nëse e lyejmë syrin me gisht të pastër, me mjaltë, largojmë dhembjen nga ai.
Mjalti shëron sëmundjet e eshtrave,
Konsumimi i mjaltit largon dhimbjen në stomak dhe shëron lëndimet në zorrë.
Mjalti i përzier me qumësht asgjëson shiritin tek fëmijët.
Nëse pëlhurën e pastër e të nxehtë e lyeni me mjaltë, do të ju ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve në qafë dhe bajame (e mbështillni qafen).
Konsumimi i mjaltit për katër javë, nga katër kilogram ne jave (gjithsejtë 16 kilogram mjaltë), do ta shëroni të thatin në stomak, në tërësi.
Ndikimi i mjaltit tek sëmundjet e lëkurës:
Janë pyetje të shpeshta që bëhen, se çfarë ndikimi ka mjalti në plagët e jashtme?
Mjalti e ushqen dhe e mbron lëkuren
Dihet, që kaherë, se grekët e vjetër në kohëra të luftërave, plagët e ndryshme i kanë mbështjellë me pëlhura të lyera me mjaltë. Gjatë kohës së luftës së dytë botërore, plagët e hapura i kanë mjekuar duke i lyer me mjaltë. Dihet se mjalti është një artikull ushqimor i ëmbël, në të cilin bakteret nuk mund të mbijetojnë, prandaj lyerja e plagëve të hapura me të, i eliminon bakteret rritë qarkullimin e gjakut dhe krijon kushte për rritjen e qelizave të reja në plagë.
Për shërimin e plagëve të hapura dhe mullanjëve, preferohet që mjalti të përzihet me vaj peshku, 25% e 75% mjaltë, ku lyhet vendi pasi të pastrohet mirë, e pastaj mbështillet me fashë./Gazeta Bujku