spot_img
HomeBUJKUBlegtoriRaca e lopëve Limuzinë

Raca e lopëve Limuzinë

spot_img

Është racë mishatake franceze, që e ka marrë emrin sipas provincës Limuzin në pjesën perëndimore të Francës.

Është krijuar në viset mjaftë të varfra me ushqim. Paraqet një racë të fortë e cila shfrytëzohet edhe për punë. Mund të kaloj tërë vitin jashtë stalle, vetëm në kullosë. Është racë mjaftë e madhe, me lartësi mesatare të xhidavisë rreth 138 cm te femrat dhe rreth 143 cm te damat. Masa trupore e gjedhëve është 500-850 kg, e demave rreth 1100 kg dhe me rreze të mishit 60-68%.

Image result for cow limousine

Kjo racë ka ngjyrë gruri në të kuqe, apo të verdhë të mbylltë në ngjyrë kafe, me “syza” me shkëlqim rreth syve. Kokën e ka të shkurtër me ballë të gjerë, ka brirë mesatar (ose pa brirë), qafën e ka të shkurtër, shpatullat mirë lidhen me kafazin e kraharorit, trupin e ka të thellë e të gjatë, me shpinë mjaftë të gjatë, këmbët relativisht të shkurtra, të forta dhe me eshtra të drejtë.

Related image

Veti mjaftë me rëndësi e kësaj race është sasia e lartë e mishit cilësor në çfarëdo moshe të jetës. Shikuar në përgjithësi, raca Limuzinë karakterizohet me prodhimtari të lartë të mishit cilësor.

Prodhimtarinë e qumështit e ka të ulët dhe mjafton vetëm sa për ta ushqyer viçin. Gjatë laktacionit prodhon 1.500-2.000 kg qumësht me 4% yndyrë.

Image result for cow limousine

Karakteristik racore është lindja (pjellja) me vështirësi e viçit, me masë mesatare rreth 40 kg. Është eksportuar në mjaftë vende të ndryshme të botës.

Burimi: Libri “Blegtoria e Veçantë”

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme