spot_img
HomeBUJKUPunët në bletishte gjatë muajit mars

Punët në bletishte gjatë muajit mars

spot_img

Nga Nehru Salihu – njohës i bletarisë

Temperaturat në muajin mars fillojnë të ngritën dhe shoqëritë e bletëve hyjnë në fazën e zhvillimit më të hovshëm, andaj zgjojet tregojnë të gjitha mangësitë dhe kualitetet e veta. Zgjojet e dobëta me vështirësi e marrin vehten, kurse ato mbi mesatare zhvillohen me hov. Mëmat e bletëve hyjnë në fazën e pjellshmërisë së shtuar, ndërsa natyra çdo ditë e më tepër krijon kushte dhe kullosa më të mira, e që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë së bletës. Gjatë këtij muaji çelin lule të ndryshme të cilat bletëve u ofrojnë nektar dhe pjalm e kjo vërehet sidomos tek pemët e ndryshme.

Në praktikën bletare këto kullosa të muajit mars konsiderohen si kullosa esenciale për zhvillimin e zgjoit, prandaj edhe duhet që t`i kushtohet rëndësi e veçantë punëve të ndryshme dhe kujdes të shtuar koshereve të bletëve, sepse çdo punë që nuk e kryejmë gjatë këtij muaji, vështirë është të kompensohet gjatë muajve në vijim.

Sipas nevojës, bletëve u hiqet apo u shtohet materiali izolues – ngrohës.
Kryhet një kontroll detale pranverore e shoqërive të bletëve.
Kontrolli i zgjojeve të kryhet kur temperaturat të jenë mbi 15 °C.

1. Kontrollohen zgjojet se a i kanë mëmat;
2. Kontrollohen zgjojet për sasinë dhe gjendjen e larvave;
3. Kontrollohen zgjojet për rezervat e mjaltit dhe pjalmit;
4. Kontrollohet eventualisht për simptomat e nozemozës;
5. Pastrohet dyshemeja nëse e njëjta nuk është pastruar më herët.

Ndërmarrja e masave për bashkimin e zgjojeve të dobëta.
1. Shoqëritë e dobëta i bashkoni me ato mestatare apo mbi mesatare.
2. Mos i bashkoni shoqëritë e dobëta me ato shumë të forta.
3. Mos i bashkoni dy shoqëri bletësh të dobëta.
4. Gjatë bashkimit të dy shoqërive të cilat i kanë mëmat, e heqni njërën mëmë të bletëve dhe i`a jepni asaj shoqërie që nuk ka mëmë apo shoqërive që i kanë mëmat e vjetra.
5. Shoqëritë pa mëma i bashkoni me shoqëri mesatare të bletëve ( nëse nuk keni mëma rezervë).

Të bëhet zëvendësimi i hojeve të vjetra.
1. Zëvendësimi i hojeve të vjetra të kryhet në rastin e parë pasi të ketë kushte të përshtatshme klimatike dhe kullosë të pasur.
2. Për zëvendësimin e hojeve të vjetra me të reja duhet të kemi kullosë të pasur dhe shoqëri të forta të bletëve.
3. Përherë shtoni 1 – 2 korniza me petë dylli, e jo më tepër.
4. Kornizat e reja i shtoni anash afër larvave, kurrsesi mos i ndani larvat me korniza të reja. (kornizat me larva gjatë këtij muaji, gjithmonë duhet të jenë njëra pranë tjetrës).
5. Nëse kullosa nuk është e fortë dhe bletët nuk sjellin mjaft nektar, preferohet që ato shoqëri të ushqehen me sherbet sheqeri në raport 1 : 1 ,(sheqer në raport me ujin), kur temperaturat gjatë natës janë mbi 10 gradë celcius.
Më shtimin e kornizave më petë të reja dylli nxisim shoqërinë të shtojë pjellën e njerithit në masë caktuar e pengojmë roitjen natyrale.,
Të instalohet furnizimi me ujë të pastër në bletishte.
Të intensifikohet ushqimi stimulativ me ushqim të lëngët (sherbet sheqeri).
Ushqeni shoqëritë për çdo mbrëmje me nga 250 –300 mililitra sherbet në raport 1 kg. sheqer me 1 litër ujë.
Efekti i njëjtë arrihet edhe nëse çdo të tretën ditë i ushqejmë me nga 600-700 mililitra sherbet.
Duhet të kontrollohet ventilimi brenda kosheres që të jetë i mjaftueshëm. etj. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme