Praktikat kryesore sa i përket mjeljes së lopëve ndahen në:
1. Praktikat para mjeljes;
2. Praktikat gjatë mjeljes;
3. Praktikat pas mjeljes;
Praktikat para mjeljes
1. Rregullisht duhet të monitorohet shëndeti i gjirit të kafshës – kontrollo gjithmonë shëndetin e gjirit dhe krahasoj rezultatet e kualitetit të qumështit nga laboratori, në fermë rregullisht bëje testin për masititis (CMT).
2. Renditja e mjeljes – Lopët që paraqesin së- mundje të gjirit duhet të milen të fundit ose me makina të ndara, ose edhe me dorë dhe qumështi i tyre nuk duhet të dorëzohet në qumështore.
3. Para mjelja e lopëve – së pari duhen të milen dy – tri currela të qumështi dhe të kontrollohet. Para mjelja na jep sinjal të fortë nëse duhet të bëhet mjelja dhe qumështi i kësaj lope të grumbullohet me qumështin e lopëve të shëndosha. Në qoftë se paraqitet çfarëdo anomalie fizike, qumështi i lopës në fjalë nuk duhet të dorëzohet tek përpunuesi./keshillabujqesore
Për të mësuar në terësi për këtë proces, ju lutem klikoni KETU