spot_img
HomeBUJKUZgjatet deri më 14 dhjetor afati për aplikim për grante në bujqësi

Zgjatet deri më 14 dhjetor afati për aplikim për grante në bujqësi

spot_img

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka zgjatur afatin për aplikim për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural – Grante 2023 deri më 14 dhjetor 2023.

Ndërkaq, të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm, mbesin të njëjta dhe për të gjitha këto Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikues, të cilët të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë në ueb faqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net. Po ashtu, të gjithë të interesuarit mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së.

Në thirrjen për aplikim, e cila do të jetë e hapur deri më 14 dhjetor 2023 ora 16:00, të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes ueb-modulit online në ueb faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të cilën gjendet linku: “Aplikimi online për PZHR” që dërgon në modulin e aplikimit online. Në këtë ueb-modul regjistrohet projekti, si dhe ngarkohen të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim.

Ndryshe, buxheti për këto masa mbështetëse për zhvillim rural, këtë vit arrin në 24,627,000.00 Euro.

/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme