spot_img
HomeBUJKUZëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi takon fermerët llapjanë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi takon fermerët llapjanë

spot_img

Zëvendësministri i Ministrinë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Mevludin Krasniqi, sot ka takuar fermerët llapjanë, ku nga afër ka parë investimet e Ministrisë së Bujqësisë.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar së bashku me kryetarin e Shoqatës së Fermerëve të Llapit Esat Kamerolli , sot bashkëbiseduam për nevojat dhe problemet me të cilat përballën fermerët e kësaj ane, bashkë i vizituam edhe disa ferma në këtë rajon.

Më tej zëvendësministri Krasniqi, ka treguar se MBPZHR për Llapin, përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka mbështetur me grante investive dhjetëra projekte në sektor të ndryshëm, transmeton Gazeta Bujku.

Postimi i Plotë e i Zëvendësministrit Krasniqi:

Bashkë me kryetarin e Shoqatës së Fermerëve të Llapit Esat Kamerolli , sot bashkëbiseduam për nevojat dhe problemet me të cilat përballën fermerët e kesaj ane, bashkë i vizituam edhe disa ferma në këtë rajon!

I vizituam fermat në Llapashticë, Llapashtica Farm dhe fermën e Hamdi Hakiqit dhe në Bradash fermën e Albert Abdullahut, dy ferma të kompletuara me infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor, të cilat janë realizuar falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural!

#MBPZHR për Llapin, përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka mbështetur me grante investive dhjetëra projekte në sektor të ndryshëm!

I ftojmë të gjithë fermerët që të aplikojnë në projekte, çoftë për Grante Investive çoftë për Pagesa Direkte, MBPZHR është e përkushtuar dhe në mbështetje të tyre!/Gazeta Bujku

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, standing and indoor

Image may contain: 2 people, including Mevludin Krasniqi, people standing

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme