spot_img
HomeBUJKUZëvendësministri Emini takoi koordinatorin e TIKA-s për Kosovë, Hasan Burak Ceron

Zëvendësministri Emini takoi koordinatorin e TIKA-s për Kosovë, Hasan Burak Ceron

spot_img

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Jeton Emini, ka pritur në një takim koordinatorin për Kosovë të Agjencisë Turke për Rindërtim dhe Zhvillim – TIKA,  Hasan Burak Ceron, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, e në veçanti për përkrahjen e MBPZHR- për këtë sektor.

Me këtë rast, zëvendësministri Emini, ka theksuar se viteve të fundit ministria ka përkrahur, si përmes granteve ashtu edhe përmes subvencioneve sektorin e  bujqësisë, gjë që sipas tij ka ndikuar në avancimin e mëtejmë të sektorit.  Po ashtu, ai theksoi se përkrahja e ministrisë do të rritet në vazhdimësi për të gjithë sektorët e bujqësisë, në të cilën përkrahje ai tha se do të përfitojnë edhe komuniteti jo shumicë në vend.

Ai ka falënderuar përfaqësuesit e TIKA-s, të cilët kanë mbështetur shumë projekte bujqësore në Kosovë dhe në këtë drejtim ai shprehi interesimin që bashkë me TIKA-n të diskutojnë për projekte të ndryshme në fushën e bujqësisë.

Nga ana e tij, koordinatori Hasan Burak Ceron, ka falënderuar zëvendësministrin për bashkëpunimin e ofruar në të kaluarën dhe për qasjen mjaft konkrete në bashkëpunim./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme