spot_img
HomeLAJMET E FUNDITVlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore të patates

Vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore të patates

spot_img

Në rutinën e përditshmërisë nuk mund t’i kushtojmë rëndësi dhe detajeve të cilat mund të na duken të parëndësishme. Patatja është një perime me vlera ushqyese të cilën e përdorim në qindra receta gatimi por krahas saj një ndër vlerat më të pakrahasueshme e ka lëkura e saj. Nuk i kushtojmë rëndësi lëkurës së patates ose duke mos patur informacion për vlerat e saj e hedhim në kosh.  Më poshtë do të mësoni për vlerat dhe përfitimet e mëdha që mban lëkura e patates. Pasi të lexoni këtë informacion nuk do bëni gabimin për të hedhur lëkurat e patates.

Për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak rekomandohen gatime apo ushqime të përgatitura me lëngun e lëkurave të patates.

Ndihmon për rënien në peshë

Lëkura e patates përmban sasi shumë të vogla yndyrnash, vitaminash dhe mineralesh të cilat ndikojnë në mbajtjen e trupit në formë.

Forcon imunitetin

Lëkura e patates është jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C dhe vepron si një antioksiduese e fortë. Krahas kësaj, lëkura e patates përmban vitaminën B kompleks ashtu si edhe kalçium, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e aktivitetit të sistemit imuntar.

Ul nivelin e kolesterolit në gjak

Përmbajtja e lartë me fibër e kombinuar me antioksidantët dhe polifenolet ndikon në reduktimin e sasisë së kolesterolit në gjak. Për personat që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak, këshillohet të konsumojnë patate të gatuara me gjithë lëkurë.

Ul rreziqet e problemeve me zemrën  

Lëkura e patates është gjithashtu e pasur me kalium, një mineral esencial dhe i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Ato ndihmojnë në minimizimin e prekjes së zemrës nga sëmundje të ndryshme dhe përmirësojnë aktivitetin e saj.

Për nivelin e sheqerit në gjak

Një nga vetitë e mira të lëkurës së patateve është ruajtja e nivelit të sheqerit në gjak.Konsumimi i lëkurës së patateve ndikon pozitivisht edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Kundër djegieve në lëkurë

Sipas të dhënave lëkura e patates mund të përdoret edhe si kura natyrale kundër djegieve të vogla të lëkurës. Mjafton të vendosni copëza të lëkurës së patates nga ana e tulit mbi zonën e djegur dhe ajo të qetësohet menjëherë.

Si t’i pastroni?  

Para se të nisni përdorimin e lëkurës së patateve ju duhet të kujdeseni më parë që kokrrat e patateve t’i pastroni mirë me ujë me sodë dhe më pas t’i lani me ujë të rrjedhshëm. Uji me sodë është mënyra më praktike për të larguar të gjitha papastërtitë e lëkurës së patates duke e pastruar atë rrënjësisht.

Përgatitja dhe përdorimet

Lëngu i lëkurave të patateve përgatitet krejt lehtë. Mjafton t’i vendosni lëkurat e 5-6 patateve mesatare me 1.5 kg ujë në një tenxhere dhe lërini të ziejnë përreth 20 minuta. Mënyra më e mire për të përfituar vlerat e lëngut të lëkurave të patates është ta përfshini atë në gatime të ndryshme, siç është përgatitja e supave dhe gjellërave të ndryshme, përgatitja e bukës së shtëpisë apo edhe ëmbëlsirave. Në rastin e brumit të bukës, lëngu i patateve zëvendëson ujin dhe e bën bukën edhe më të shëndetshme por edhe ndikon që buka të fryhet dhe të jetë më e butë. Në rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave, lëngu i patatesh zëvendëson qumështin./shekulli

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme