spot_img
HomeLAJMET E FUNDITVlerat shëndetësore të dudave të zi

Vlerat shëndetësore të dudave të zi

spot_img

Për të shëruar diabetin me ndihmën e manit të zi përgatitni çaj sipas recetës të cilën mund ta lexoni në vijim.

Mani i zi është shumë i shëndetshëm, i shijshëm dhe i dobishëm në shumë mënyra. Mani i zi mund të jetë zëvendësim natyral i sheqerit.

Është ushqim i shëndetshëm si për njerëzit ashtu edhe për kafshët shtëpiake.

Frytet e pjekura dhe aromatike ngjyrë vjollcë të errët hahen të freskëta, të përpunuara apo të thara. Të thara mund të zëvendësojnë sheqerin dhe për këtë shkak bluhen dhe përdoren si shtojcë për gatimin e ëmbëlsirave.

Shërbejnë edhe për përpunimin e lëngjeve, kompostove, xhelatinës, shurupit dhe produkteve të tjera të ngjashme. Nga lëngjet e kulluara përftohet shurupi i cili të rikujton mjaltin.

Në mjekësinë popullore frytet e freskëta të papjekura jepen kundër diarresë, ndërkaq të pjekurat si laksativ i butë.

Lëngu i manit të zi është antiseptik dhe jepet për kollitje më të lehtë, kundër djersitjes dhe lagies, si edhe për shpëlarje të fytit kur keni inflamacion dhe shpëlarje të gavrës së gojës./tesheshi.com/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme