spot_img
HomeBUJKUVendosja e sistemit të ujitjes pikë-pikë, një kriter shumë i rëndësishëm për...

Vendosja e sistemit të ujitjes pikë-pikë, një kriter shumë i rëndësishëm për kulturat bujqësore

spot_img

Autore: Msc. Besnike Aliaj

1.Vlerësimi i Tokës në të cilin do të bëhet montimi i sitemit pikë-pikë të ujitjes

a. Gjendja e tokës: Para planifikimit të montimit të sistemit të ujitjes pikë-pikë, duhet të dihen dimensionet, pjerrtësia dhe struktura e dheut të tokës. Madhësia e tokës është një kriter shumë i rëndësishëm për instalimin e gypave kryesor dhe pikatorëve të përshtatshme. Sa i përket pjerrtësisë së tokës, edhe pse sistemet e ujitjes  pikë-pikë janë sisteme të mbyllura dhe punojnë me presion,  ato nuk mund të zbatohen pa marrë masa paraprake të caktuara në terren.
P.sh. Nëse pjerrtësia është mbi 10%, ndodh një ndryshim presioni prej 1 atm ndërmjet lartësisë së sipërme dhe lartësisë së poshtme të tokës, për 20% kjo vlerë rritet në 2 atm. Dhe nëse toka ujitet me vetëm  një gyp kryesor, në pjesën e sipërme presioni derisa do të jetë 1 atm, në pjesën e poshtme kjo vlerë do të arrijë në 3 atm dhe  kështuqë uji në pikatore do të vijë me shtypje dhe sistemi i ujitjes pikë-pikë do e humb parimin e punës. Njohja e strukturës së tokës në të cilën do të bëhet montomi i sistemit është gjithashtu shumë e rëndësishme. Sepse uji i cili mirret nga një piktore me shkallë rrjedhjeje konstante në njësinë kohore  dhe përcjellja  e këtij uji në sistemin rrënjor mvaret e gjithë prej strukturës  së tokës. Ky është një kriter i rëndësishëm për njohjen e kohës minimale të ujitjes.
b. Lloji i bimës që do të mbjellet: Në planifikim të  vendosjes së sistemit të ujitjes pikë-pikë, duhet të kemi njohuri rreth lartësisë së bimës dhe sipërfaqes së hijezimit   që do e formojë kurora. Nga e tërë këto njohuri ne mund të pëcaktojmë sasinë e gypave, distancën ndërmjet pikatorëve dhe gjatësinë e linjës të sistemit pikë-pikë që do të vendoset.
c. Hapësira dhe distancat e mbjelljes: Hapësira dhe distancat e mbjelljes luajnë rol në llogaritjen e trashësisë së gypave, gjatësisë së linjës, llogaritjen e distancës ndërmjet pikatorëve dhe sasisë totale të gypave  që do të përdoren.
d. Gjendja dhe largësia e burimit të ujit: Para se të bëhet instalimi i sistemit pikë-pikë të ujitjes duhet të dihet se uji që duhet përdorur;  a është ujë i pusit, uji i kanalit të hapur, ujë pishine e ndejnur  opo uji i pellgjeve? Dhe, duhet të sigurohet që burimi i ujit të jetë në rrjedhë të mjaftueshme. Nëse burimi i ujit do të jetë poshtë  tokës atëherë duhet përdorur fuqi më të lartë motori, dhe anasjelltas nëse burimi i ujit do të jetë më  lart duhet përdorur më pak fuqi motori..
e. Cilësia e ujit: Uji i cili do të përdoret në sistemet pikë-pikë nuk duhet të jetë shumë i kriposur. Në qoftë se uji i kripur përdoret në sistemin e ujitjes pikë-pikë ndikon që në afërsi të bimëve të bëhet deponimi i kripës dhe paraqitet rreziku i kripshmërisë së terrenit. Nga ana tjetër ujërat që pëmbajnë alg apo argjilë, pa u filtruar mirë nuk duhet ti jepen sistemit të ujitjes. Për këtë arsye  me qëllim të parandalimit të bllokimeve të mundshme, duke marrë parasysh sasinë e gëlqeres,  në ujin e ujitjes duhet shtuar acid.
f. Cilësitë teknike të materialeve që do të përdoren: Në ditët e sotme për prodhimin e gypave  të sistemit pikë-pikë  janë duke u përdorur më së shumti pikatorët me bazë pike. Kapaciteti i rrjedhjes së pikatorëve në orë, të prodhuar në presione konstante  është vlerë e njohur  dhe duhet të jetë e mësuar nga tregtari. Zakonisht në treg mund të gjejmë gypa të sistemit pikë-pikë me kapacitet 2-4 litra/orë. Gjatë përcaktimit të gjatësisë së linjës dhe numrit të pikatorëve, duhet të merret në konsideratë diametri i gypit dhe kapaciteti i rrjedhjes së pikatorës.
g. Kushtet Ekonomike: Duke marrë parasysh nivelin e të ardhurave të vendit tonë, sistemi i ujitjes pikë-pikë  është një sistem me kosto të lartë për dylym. Para se të zbatohet projekti, duhet të përcaktohet qartë kostoja. Të gjitha gypat dhe pikatorët të sistemit pikë-pikë të ujitjes kërkohen që të jenë me ngjyrë të zezë. Kështu, efekti pozitiv i dritës së diellit në rritjen e algave do të jetë e  parandaluar. Dhe poashtu në rrugët e rrjedhjes së ujit parandalohet formimi i algeve.  Lateralet janë planifikuar të mbajnë në nivele të pranueshme dallimet e rrjedhjes së ujit në pikatore përgjatë gjatësisë së tyre. Arsyeja kryesore për efikasitetin e lartë të sistemit të ujitjes pikë-pikë është aplikimi i plehut së bashku me ujin e ujitjes. Ujitja në sasi të vogla në intervale të shpeshta kohore ndihmon në mbajtjen  e sasisë  së lagështisë së tokës brenda kufijve të kapacitetit në terren, krahasuar me ujitjen e menjëhershme dhe në sasi  të mëdha.

2. Karakteristikat e gypave të sistemit të ujitjes pikë-pikë

Gypat e ujitjes pikë-pikë duhet të mbrohen nga kushtet natyrore, sidomos kundër rrezeve të diellit (rrezeve ultravjollce). Përndryshe, në gypa mund të shkaktohen dispersione. Pikatorët (dripper) dhe gypat PE duhet të lidhen ndërrmjet vete në mënyrë të duhur. Trashësia e murit të gypave PE duhet të jetë homogjene, sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme duhet të jenë të lëmuara dhe të shëndritshme. Shkalla e rrjedhjes së ujit në pikatore duhet të plotësojë vlerat e  distancës  së largësisë së shtrirjes së presionit-rrjedhjes-gypave  të dhënë nga prodhuesi. Përndryshe, mund të lindin probleme serioze midis projektimit dhe zbatimit. Kjo mund të testohet duke bërë matjen me një enë në terren. Gypat e sistemit të ujitjes pikë-pikë duhet të futen në treg nga prodhuesi, pas kryerjes së testeve të jetëgjatësisë. Për këtë qëllim, materiali  i papërpunuar i gypave  PE duhet të përdoren me përzierjen e duhur. Gypat e rrumbullakta të PE-së  duhet të jetë rezistente ndaj ngjarjeve si tërheqje-thyerje-korrozion. Në kushte të terrenit nuk duhet të ketë plasaritje dhe thyerje në gypa. Në një gyp të ri  kjo mund të testohet në këtë mënyrë: Gypi i cili nuk thehet, edhe pse është lakuar dhe hapur disa herë (mund të jetë 100 herë) nga pika e njëjtë, është gypi  i përshtatshëm. Testi i njëjtë gjithashtu jep një mundësi për njohjen e korrezionit  të sipërfaqes së gypave. Kërkesat për ujitje të bimës ndryshojnë sipas llojit të bimës, zonës së rritjes së bimëve, gjatësisë së sezonit të rritjes, temperaturës mesatare, reshjeve dhe lagështisë së ajrit. Për këtë arsye, njohja e nevojës së bimës për ujë, në zona të ndryshme të kultivimit është i rëndësishëm për planifikimin e sistemit të ujitjes, projektimin dhe poashtu edhe gjatë aplikimit të projektit në aspektin ekonomik.

3. Pastrimi dhe kontrolli i sistemeve të ujitjes pikë-pikë

Në sistemet e ujitjes pikë-pikë, nëse nuk tregohet kujdes për pastrim të pikatorëve, mund të paraqitet problemi i bllokimit të pikatorëve. Kjo gjendje paraqitet si rezultat i cilësisë jo të mirë të ujit të pëdorur. Sidomos nëse si burim uji përdoren ujërat e kriposura, në rast të mospërdorimit të filterave. Me qëllim të pastrimit të gypave të sistemit të ujitjes dhe plotësimin e kërkesave ushqyese të bimëve, gjatë gjithë sezonës së ujitjes duhet përdorur  acidin fosforik ose acidin nitrik.  Aplikimi duhet bërë 1 herë në 17-20 ditë, 1 litër për një dylym. Para se ti jepet acidi sistemit, duhet treguar kujdes për furnizim të sistemit me ujë të pastër derisa të arrihet presioni i punës. Pas një kohe, gjysëm orë me rallë sistemit i jepet acid dhe në fund të procesit me qëllim të pastrimit të sistemit nga acidet sistemi lahet me ujë të pastër. Përveç kësaj, nëse nuk bëhet pastrimi  i brendshëm i gypave, në gypa mund të deponohen materie jo të pastra. Për të bërë pastrimin e këtyre gypave, duke e hapur pjesën e poshtme të gypave, sistemit i jepet ujë. Për pastrimin e gypave kundër dëmeve që shkaktohen nga  insektet dhe brejtësit, gjatë gjithë sezonës së ujitjes duhet përdorur insekticide. Kundër insekteve duhet treguar kujdes zakonisht kur nuk është nevoja e ujitjes  sepse dëmet e shkaktuara nga insektet rriten më së shumti kur gypat janë jashtë përdorimit për një kohë të gjatë. Poashtu edhe gjatë funksionimit (përdorimit) të gypave mund të shkaktohen dëme  nga zogjtë, sorrat, qentë dhe kafshë të ngjashme. Në përfundim të sezonës gjatë largimit të gypave nga terreni, për mosformim të dëmeve mekanike, duhet pëdorur mbledhëse me diametër të  vegël. Pas vendosjes së gypave në depo për ruajtje, duhet pasur kujdes që të mos shkaktohen dëme nga brejtësit si miu dhe të tjerë.

4. Distancat e zgjerimit të gypave të rrumbullakëta (metër)
Nën presion  1.5 bar dhe terren të rrafshët (4 l/h) (I qëndrueshëm deri në 4 bar).

5. Distancat e zgjerimit të gypave të rrumbullakëta (metër)
Në presion  1.5 bar dhe terren të rrafshët (2 l/h) (I qëndrueshëm deri në 4 bar)

6. Parimet e Sistemit të Ujitjes Pikë-Pikë

1. Burimi i ujit
2. Njësia e pompës (Burim i presionit)
3. Njësia e Kontrollit
• Filteri Hidrociklon (Ndarës i rërës):
• Filteri Rërë-Zhavor (filtër zalli, filtër alge)
• Pajisjet për plehërim
• Filter sitë -Filter disku
• Rregullator i presionit
4. Linja e gypave kryesore
5. Linja e gypave Manifold (linjat e gypave anësore)
6. Linja e gypave Laterale (gypat e ujitjes pikë-pikë)
7. Pikatorët (Dripper)
8. Pjesët e tjera (valvula, manometër, ujëmatës, mjete për të parandaluar rrjedhën e ujit në anën e kundët, mjetet për shkarkimin e ajrit etj.,).

6.1. Komponentet  e Njësisë së Kontrollit

•   Hidrocikloni,
•   Rezervuar me filtër rërë-zhavorr
•   Njësia për Plehërim,
•   Filter sitë-disku,
•   Rregullatorët e presionit
•   Ujëmatësit
•    Matësit e presionit (Manometrat)
•    Valvulat
•    Ventuzë
•    Materialet e tjera

7. Rezervuari  i Plehut
•   Në sistemet e ujitjes pikë-pikë, materiet ushqyese për bimë  përzihen me ujë të ujitjes. Për këtë qëllim, përdoret plehu i lëngëzuar.
•  Sasia e plehut të lëngëzuar  të llogaritur sipas madhësisë së zonës që duhet të ujitet vendoset në rezervuarin e plehut në njësinë e kontrollit.
•  Rezervuari i plehrave është i lidhur me gypin  kryesor në dy pika me anë të valvulave  mbi gypin. Njëra për hyrje të ujit në rezervuar, tjetra për daljen e ujit .
•   Në rezervuarin e plehut, gypi i hyrjes vazhdon deri në fundin e rezervuarit. Kurse gypi  i daljes fillon menjëherë në pjesën e sipërme të rezervuarit.
•   Në pjesë e sipërm të gypit dalës vendoset një mjet për shkarkimin e ajrit .
•   Në ndërkohë, në gypin kryesor, para pikës së hyrjes në rezervuarin e plehut vendoset një valvul kontrolli. Kështuqë, plehërat e përziera me ujë nuk mund të drejtohen drejt burimit të ujit.

Gjatë plehërimit, doza nuk është e barabartë, ajo ulet gjatë përfundimit të aplikimit.

– Kontrolli i përqëndrimit të plehërave në tretësirë është i kufizuar.
– Nuk është i pështatshëm për tokat me strukturë të lehtë apo për kultivimin pa dhe (tokë)
– Jo i pështatshëm për automatizim.

7.1. Aplikimi i plehut

•Duhet të vendoset  një manometër mbi  gypin kryesor para pikës së hyrjes dhe pas pikës së daljes.
• Si shtesë shtohet edhe një valvulë mbi gypin kryesor, për të formuar ndryshim presioni  në mes të  dy pikave të përmendura.
•Në kohën e aplikimit të plehut, valvula mbi gypin kryesor pjesërisht mbyllet, kurse valvulat hyrëse dhe dalëse të rezervuarit të plehut hapen. Kështuqë një pjesë e ujit nga gypi kryesor depërton në rezervuar, përzihet me plehun e lëngëzuar dhe përsëri rikthehet tek gypi kryesor.
Koha e aplikimit të plehut
Në ujitjen me sistem pikë-pikë, koha e aplikimit të plehut duhet të jetë sa 75-80% `shi i kohës së ujitjes .
Në kohën e mbetur, sigurohet që plehërat që mund të mbeten në rrugën e  rrjedhës së pikatores  të lahen me ujë të ujitjes. Arsyeja e kësaj është që pas ujitjes, nëse në gypa mbeten  ndonjë e mbetur e plehut të lëngëzuar mund të shkaktojnë tubimin e materieve kimike dhe bllokimin e pjesërishëm të pikatorëve.
Zbatimi i plehut në një kohë të shkurtër mund të ndikojë negativisht në shpërndarjen e plehrave në të gjithë zonën në doza të barabarta.

7.2. Llojet e gypave dhe pajisjet lidhëse

Gypi Kryesor: Përcjellja e ujit në Manifold
Gypi Manifold: Shpëndarja e ujit në gypat lateral
Gypi i ujitjes  pa pikatorë (gypi i thjeshtë): Përcjellja e ujit në gypin lateral
Gypi lateral (me pikatorët): Shpërndarja e ujit në pikatore.

7.3. Pajisjet lidhëse (fittings)

Janë pajisje që përdoren në lidhjen(bashkimin) e gypave të sistemit me njëri–tjetrin, lidhjen e grupeve  të valvulave me  linjat e gypave  kryesore si dhe lidhjen e kokave  të pikatorëve me gypa laterale .
Në këto pajisje përfshihen:  Lidhëset unazë, reduktorët, bërrylat, Te`ja, reduktor Te, adapterë mashkull , adapterët femër, kapakët, mbyllësat të verbër  etj.

7.4. Pikatorët
Janë elementet më të rëndësishme të sistemit dhe duhet të zgjedhen me kujdes. Pasi  uji me presion kalon nga gypat laterale, duke rrjedhur gjatë gypit, energjia e ujit  thehet në shkallë të lartë pë shkak të fërkimit. Si rezultat i kësaj, uji nga pikatorët rrjedh me një shkallë të vogël të rrjedhjes dhe infiltrohet në tokë.
Pikatorët ndahen në dy grupe;
1. Pikatorët On-line, ato të cilat kryesiht montohen në terren, dhe
2. Pikatorët In-line të cilët montohen në fabrikë.
Te pikatorët të cilët janë montuar mbi gypin Lateral, pjesa hyrëse e pikatores gjendet mbrenda në gyp kurse trupi gjendet jashtë pikatores. Këto lloje të pikatorëve janë me hyrje të shpuar dhe zakonisht rruga e rrjedhjes është e  shkurtër. Energjia e ujit thehet në hymje në orifis  dhe gjatë rrugës së rrjedhjes. Me metodat e ujitjes pikë-pikë, në masë të madhe bëhet kursimi i ujit.  Me këtë ujë ujiten dhe shumë zona të tjera. Dhe kjo nëkupton shërbime për më shumë persona dhe poashtu rritje në prodhimtari dhe kualitet, gjegjësisht rritje të ardhurave kombëtare.

8. Pastrimi i sistemit
Gypat e sistemit të ujitjes pikë-pikë pas montazhit dhe gjatë e pas sezonës së ujitjes kohë pas kohe duke u hapur fundi i gypave duhen larë me ujin nën presion.    Frekuenca e larjes varet nga cilësia e ujit të përdorur dhe shkalla e akumulimit të materieve në fund të gypave që shkaktojnë mbylljen e kanaleve të pikatorëve ( mund të bëhet 1 herë në 15 ditë). Presioni në fund të gypave të sistemit të ujitjes pikë-pikë duhet të jetë minimum 0.6-0.9  atm. Përdorimi i sisitemit në presione më të ulëta mund të shkaktojë bllokime në kohët e mëtutjeshme.
Filterat duhet të pastrohen në atë frekuencë  që diferenca midis presionit të hyrjes dhe daljes së filterit të  jetë max. 0.5 atm.
Për të përcaktuar një program të ujitjes për bimët mund të përdoren metodat të ndryshme si  tensionmetrat,  kontejnerët e avullimit etj.
Në sistemet e ujitjes pikë-pikë, filterët të cilët përdoren në njësinë e kontrollit herë pas here duhen pastruar.
Frekuenca e pastrimit të filterëve mvaret prej cilësisië së ujit të përdorur .
Filterët që bllokohen pjesërisht ndikojnë në zvogëlimin e presionit të punës dhe si rezultat në paraqitjen e problemeve gjatë funksionimit të sisitemit.
Në varësi të kushteve të bllokimit të filterit, pajisjet mund të dëmtohen dhe furnizimi i sistemit me ujë mund të ndërpritet.
Pastrimi mund të bëhet me dorë ose në mënyrë automatike.
Gjatë sezonës së ujitjes me qëllim të mos bllokimit të pikatorëve, në mes dhe në fund  të sezonës së ujitjes, së paku dy herë, në dylym duhet vepruar me 1.5-2 kg  ACIT NITRIK (85%) .
Së pari, uji derdhet në rezervuarin e plehut.  Mbi të ngadalë dhe me kujdes derdhet acidi nitrik i cili jepet  në fund të ujitjes.
Valvula kryesore e plehut  plotësisht mbyllet dhe acidi i jepet sistemit brenda intervalit kohor 10 -15 minuta.
Motorri ndalet dhe pritet 20-30 minuta. Më pas aktivizohet dhe duke bërë hapjen e të gjitha pikatorëve  një nga një , bëhet pastrimi i gypave të sistemit.
Më vonë  sistemi përsëri aktivizohet dhe mundësohet që pikatorëve t`iu rrjedhë uji i përzier me acid. Ky veprim zgjat 10 minuta.
Duke i larguar mbyllëset nga fundi i gypave laterale sistemi përsërı aktivizohet. Këtë herë sistemit i jepet uji i pastër dhe në këtë mënyë përfundon pastrimi i sistemit dhe gëlqerja e tretur largohet nga sistemi. /Gazeta Bujku

Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Autores. Të gjithë shkelësit e të drejtave të autorit do të ballafaqohen me ligjin.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme