spot_img
HomeBUJKUVazhdon neglizhimi i sektorit të Vreshtarisë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë!

Vazhdon neglizhimi i sektorit të Vreshtarisë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë!

spot_img

Reagimi i Shoqatës së Vreshtarëve “Vreshtari” ndaj subvencioneve të fundit nga Ministria e Bujqësisë:

Reagim ndaj konferencës së fundit e Ministrit të Bujqësisë Faton Peci dhe kryeministrit Albin Kurti!

Konferenca e mbajtur me datën 09.03.2022 nga Ministri i Bujqësisë Faton Peci dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ku është publikuar rritja e përqindjes së përkrahjes së pagesave direkte për shumë sektor të bujqësisë, e në anën tjetër nuk përfshihet dhe as që përmendet rritja e përkrahjes për sektorin e Vreshtarisë.

Ministri i Bujqësisë Faton Peci duhet të ketë parasysh që rritja e kostos së inputeve bujqësore, derivateve dhe punëve agroteknike pa dyshim që kanë prekur edhe sektorin e vreshtarisë, përderisa subvencionimi për 1 ha vresht mbetet i njëjtë.

Sektori i Vreshtarisë përveç vështirësive ekonomike tani po ballafaqohet edhe me sëmundjen e hardhisë se Rrushit Eshka dhe Flavishenca e Arte, sëmundje të cilat kanë prekur mbi 100 ha me vreshta, fakti që rrezikon që Kosova te mbetet pa sektorin vreshtar pas periudhës 5 deri 10 vjeçare. Ministër zgjohuni dhe ballafaqohuni me këto probleme mos bini pre e dashakqinjeve, servilëve të cilët nuk kanë njohuri për Vreshta dhe rëndësinë e tyre.

Ministër Vreshtaria a është pjesë e Kosovës apo e konsideroni si sektor i pa vlerë, tregoni ju lutem që të heqim dorë nga kjo veprimtari!

Ministër po bëheni pjesë e shkatërrimit të një sektori i cili me shekuj është ngritur dhe kultivuar. Nga ky sektor prodhohen mbi 30 milion kg rrush, e nga kjo prodhohen Verëra më cilësore dhe sjellin bilance pozitiv tregtar dhe të cilat na promovojnë në tregjet ndërkombëtare ku janë ambasadori më i mirë i vendit tonë.

Reflektoni para se të humbet edhe ai durimi i paket që ka mbetur tek Vreshtarët.

Rritja e përkrahjes për fermer apo e pagesave direkte ka ndodhur edhe gjate vitit 2020 si shkak i virusit COVID-19, pasi që bujqësia është ballafaquar me probleme te shumta.

Nga kjo rritje e përkrahjes kanë përfituar të gjitha sektorët e bujqësisë duke mos anashkaluar sektorin e vreshtaris si ne rastin tuaj tani. Andaj duke pasur parasysh te gjitha problemet te cilat janë duke u ballafaquar vreshtarët, ne kërkojmë rritjen e përkrahjes te pagesave direkte edhe për ketë sektor sikur janë përfshirë edhe sektorët e tjerë të bujqësisë.

Jo Diskriminim të Sektorit Vreshtar në krahasim me sektorët tjerë!

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme