spot_img
HomeBUJKUVaji i palmës, përpos se është i pashëndetshëm, po ndikon edhe në...

Vaji i palmës, përpos se është i pashëndetshëm, po ndikon edhe në punën e fermerëve

spot_img

Shëndeti i qytetarëve është i rrezikuar pasi në treg gjenden produkte të qumështit për konsum, kurse në realitet janë produkte, të cilat përmbajnë yndyrë nga vaji i palmës.

Qumështarët e kanë adresuar me dhjetëra herë çështjen e vajit të palmës si problem tejet të madh në institucione, por ndërmarrja e hapave për të rritur sigurinë e konsumatorëve, gjithmonë ka munguar, raporton KTV.

Fermerët ankohen se nga qumështi pluhur dhe nga vaji i palmës, janë dëmtuar.

Ata thonë se po punojnë me humbje.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, thotë se shumicën e rasteve, ka mungesë të produkteve të qumështit.

Zyrtarë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, nëpërmjet një përgjigjeje për KTV-në kanë bërë të ditur se vajrat bimore, që importohen në Kosovë, përfshirë edhe vajin e palmës, iu nënshtrohen kontrolleve fito-sanitare në pikat e kontrolleve kufitare.

“Me ngritjen e kapaciteteve në Laboratorin e Ushqimit, nga ky vit janë duke u testuar edhe produktet, të cilat nuk janë të deklaruara dhe që potencialisht mund të kenë të zëvendësuar yndyrën e qumështit me atë të palmës. Nëse hasim në parregullsi, gjithsesi se do të merren masa sipas akteve në fuqi”, kanë thënë zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit./koha.net

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme