spot_img
HomeLAJMET E FUNDITVaji i kokosit, ekspertët: Një helm i pastër, zëvendësojeni me yndyra më...

Vaji i kokosit, ekspertët: Një helm i pastër, zëvendësojeni me yndyra më të pangopura

spot_img

Vaji i kokosit nuk duhet konsumuar, pasi është një helm i pastër.

Paralajmërimi vjen nga një profesore e universitetit prestigjioz të Harvardit, Karin Michels.

Vaji i kokosit është bërë gjithnjë e më i përdorshëm vitet e fundit, pasi është pretenduar se ai është më i shëndetshëm se format e tjera të yndyrës.

Disa persona madje, zgjedhin të hedhin edhe një lugë vaj kokosi në kafenë apo lëngun e tyre të frutave për shkak të përfitimeve të supozuara shëndetësore. Madje, ai ka zëvendësuar edhe vajrat e tjera në gatim.

Sidoqoftë, Michels, nuk është e vetmja që e kritikon atë. Institucione të tjera kanë shprehur kundërshtinë e tyre për konsumimin e tij.

Fondacioni britanik i Zemrës thotë se meqenëse nuk ka kërkime të mjaftueshme që të japin një përgjigje përfundimtare mbi cilësinë e vajit të kokosit, zgjedhja më e mirë sipas tij do të ishte ajo për yndyrnat më të pangopura, si vaji vegjetal apo ai i lulediellit.

Fondacioni cilëson se vaji i kokosit është yndyrë 86 për qind e ngopur dhe duke ditur po ashtu se sasitë e tepruara të yndyrnave shkaktojnë rritje të kolesterolit, vaji në fjalë mendohet se mund të sjellë edhe arterie të bllokuara e sëmundje zemre./dita

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme