spot_img
HomeLAJMET E FUNDITUshqimet nuk përmbajnë kalori të barabarta

Ushqimet nuk përmbajnë kalori të barabarta

spot_img

Ushqimi i dobët, është ushqim jo i shëndetshëm, pa marrë parasysh se sa kalori posedon. Kaloritë e marra nga prodhimet e pasura me vlera ushqyese, kundrejt atyre që përmbajnë më pak vlera të tilla, kanë efekte të ndryshme në organizimin tuaj.

Së pari, jo të gjitha kaloritë janë të barabarta. Për shembull, është gabim të mendohet që një kalori e marrë nga frutat, është e njëjtë sikur një kalori tjetër e marrë nga pica.

Prodhimet e shëndetshme, të pasura me vlera ushqyese, mbajnë nën kontroll ndjenjën e urisë, ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të glukozës në gjak, ndikojnë në uljen e dëshirës për të ngrënë, sikurse edhe në lejimin e trurit tuaj që të sinjalizojë stomakun se është plot.

Prodhimet me vlera të dobëta ushqyese, kanë efekt të kundërt. Shkaktojnë mosfunksionim hormonal, duke rritur nivelet e insulinës, duke rritur dëshirat për ushqim, duke shtypur sinjalet e ngopjes dhe duke ju inkurajuar për të ngrënë.

Nëse ju nuk konsumoni kalori të mjaftueshme nga ushqimet e shëndetshme, ose nuk keni shumëllojshmëri ushqimesh në dietën tuaj, atëherë jeni në rrezik të kequshqyerjes dhe mangësive të mundshme ushqyese.

Kjo mënyrë e të ushqyerit, nuk ju siguron vitaminat dhe mineralet, për të cilët organizimi ka nevojë çdo ditë, as nuk siguron balancën e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave të mira.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme