spot_img
HomeLAJMET E FUNDITUshqime të pasura me karbohidrate

Ushqime të pasura me karbohidrate

spot_img

Kuinoa

Tepër e ushqyeshme dhe me një mori të mirash shëndetësore. Kuinoa është e përbërë nga 21.3% karbohidrate. Kuinoa është e pasur me proteina dhe fibra e si rrjedhojë është mjaft e dobishme për shëndetin.

Tërshëra

Tërshëra mund të jetë drithi integral më i shëndetshëm në të gjithë planetin. Një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh dhe antioksidantësh. Tërshëra e pa gatuar përmban 66% karbohidrate dhe rreth 11% janë fibra. Është e pasur me fibra të tretshëm, të quajtur beta-glukan. Tërshëra është gjithashtu një burim relativisht i mirë i proteinave, duke përmbajtur më shumë se pjesa më e madhe e drithërave.

Hikerrori

Hikerrori i pa gatuar përmban 71.5% karbohidrate dhe i gatuar përmban 20% karbohidrate. Hikerrori është shumë ushqyes, i përmban të dyja edhe proteinat edhe fibrat. Gjithashtu ka më shumë minerale dhe antioksidante se të gjitha drithërat e tjerë.

Bananet

Një nga frutat më popullore, të përbëra nga 23% karbohidrate dhe pjesa tjetër e përbërë nga sheqeri dhe nishesteja. Të pasura me potas, e cila ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, vitaminë B6 dhe vitaminë C, përmbajnë gjithashtu përbërës mjaft të dobishëm për trupin.

Patatet e ëmbla

Të shijshme e që përmbajnë rreth 18-21% karbohidrate. Një burim shumë i mirë i vitaminës A (nga betakaroteni), vitaminës C dhe potasit. Të pasura me antioksidante, të cilët ndihmojnë në zvogëlimin e dëmtimeve oksidative dhe rrezikut të sëmundjeve të ndryshme.

Panxhari

Panxhari i kuq, një nga perimet më të dobishme dhe më me vlera ushqyese për shëndetin. Panxhari i gjallë, apo i gatuar përmban rreth 8-10% karbohidrate, të përbëra nga sheqeri dhe fibrat. E pasur me vitamina, minerale e antioksidantë të fuqishëm. Panxhari është i pasur me nitrat joorganik, i cili transformohet në trup në oksid nitrik. Oksidi nitrik ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe mund të zvogëlojë rrezikun ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Portokajtë

Portokajtë janë kryesisht të përbëra nga uji dhe përmbajnë 11.8% karbohidrate. Ato janë një burim shumë i mirë fibrash. Janë të pasura sidomos në vitaminë C, potas dhe pak vitaminë-B. Përmbajnë gjithashtu acid citrik si dhe antioksidante. Ndihmojnë gjithashtu në rritjen e marrjes së sasisë së hekurit nga ushqimi, duke parandaluar rrezikun e anemisë.

Boronicat

Boronicat janë tepër të shijshme dhe me të drejtë quhen “superushqim”, për shkak të përbërësve të fuqishëm dhe antioksidanteve. Ato përbëhen kryesisht nga uji dhe kanë 14.5% karbohidrate. Janë të pasura me sasi të lartë vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë vitaminën C, vitaminën K dhe magnezin.

Mollët

Mollët gjenden në ngjyra, përmasa e shije të ndryshme, por në përgjithësi përmbajnë rreth 13-15% karbohidrate. Ato përmbajnë gjithashtu mjaft vitamina dhe minerale, por zakonisht në sasi të vogla. Megjithatë, ato janë një burim i mirë i vitaminës C e antioksidantëve.

Fasulet e kuqe (në formë veshke).

Fasulet e kuqe në formë veshke (kidney beans) përmbajnë 22.8% karbohidrate, në formën e nishestese dhe fibrave. Janë të pasura gjithashtu me sasi të lartë proteine. Fasulet e kuqe janë të pasura me vitamina dhe minerale si dhe antikosidantë, si anthocyanins dhe isoflavones.

Qiqrat

Qiqrat e gatuara përmbajnë 27.4% karbohidrate, nga të cilat 8% janë fibra. Ato janë gjithashtu një burim shumë i mirë proteine. Qiqrat përmbajnë mjaft vitamina dhe minerale, duke përfshirë këtu hekurin, fosforin dhe vitaminën-B.

Përgatiti: Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste /Gazeta Bujku

 

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme