spot_img
HomeTURIZËMUjëvara e Sotirës

Ujëvara e Sotirës

spot_img

Është një nga perlat e natyrës shqiptare. Ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e Ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë. Ajo ndodhet rreth dy orë larg Tiranës dhe është e vizitueshme kryesisht në verë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet. Ujëvara, me lartësi gati 100 m, që buron nga mali i Tomorit, me bukurinë e saj mahnitëse ka bërë të mos ngelet vetëm e banorëve të zonës, por të sjellë edhe vizitorë të shumtë nga gjithë vendi.

Në këtë zonë nuk është vetëm kjo ujëvarë, por ka potenciale të mëdha turistike, siç është kanioni i Holtës i formuar me kalimin e kohës, përmes procesit të erozionit për shkak të lumit Holtë. Kanioni është i përbërë nga shpella të shumta që ende nuk janë eksploruar nga udhëtarët aventurierë. Stalaktitet dhe stalagmitet kanë krijuar një vend të rrallë për t’u vizituar. Liqeni i Zi është një tjetër destinacion për t’u vizituar. Ai është krijuar nga akujt dhe klima është malore. Liqeni rrethohet nga malet me pisha duke i dhënë atij një pamje madhështore. Për shkak të mineraleve të shumta që ka nën të, ai ofron veti kuruese sidomos në javët e para të gushtit.

Por, ajo që tërheq vëmendjen në këtë zonë është ujëvara e Sotirës, një nga monumentet më të bukura natyrore jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Ujëvara e Sotirës ndodhet rrëzë malit të Tomorit dhe u ka shërbyer banorëve të zonës për çlodhje apo dhe e kanë shfrytëzuar këtë burim ujor për bujqësinë dhe blegtorinë.

Sotira është unike në llojin e saj dhe ajo që e bën të veçantë është mënyra e daljes së ujit nga lartësi të ndryshme. Janë tre burime ujore që dalin në trajtë çurgjesh nga lartësi të mëdha në shkëmbinj gëlqerorë. Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm në një tokë përherë të gjelbëruar.

Burimi: Revista Kurora e Gjelbër

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme