spot_img
HomeLAJMET E FUNDITUjë dhe mjaltë – një kombinim i shkëlqyeshëm për shëndetin

Ujë dhe mjaltë – një kombinim i shkëlqyeshëm për shëndetin

spot_img

Uji me mjaltë është një kombinim i shkëlqyeshëm për ata që dëshirojnë një rritje më të shpejtë, sikurse edhe për shumë përfitime të tjera shëndetësore. Për më tepër, është i lehtë për t`u gjetur dhe i lirë për t’u blerë.

Ky tonik i shëndetit, zakonisht konsumohet në mëngjes, para ngrënies, ose në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, ndërsa përfitimet prej tij mund t`i ndiejmë në çdo kohë të ditës. Si produkt i thjeshtë në shtëpitë tona, por shumë popullor në gjithë botën, ky tonik është përdorë si kurë mjekësore ndër breza, për shkak se është treguar shumë efektiv në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Kombinimi i ujit me mjaltë ndihmon në humbjen e peshës, përmirëson imunitetin e trupit, redukton reagimin alergjik të trupit, pastron dhe mban të shëndetshme rrugët e frymëmarrjes, forcon shëndetin kardiovaskular, ndihmon tretjen e të tjera.

Përgatitja:

• Hapi 1: Hidhni 1 gotë ujë në një tenxhere ose tigan
• Hapi 2: Lejoni që uji të vlojë për 2-3 minuta
• Hapi 3: Shtoni 1-2 lugë mjaltë, sapo uji të ftohet.

Mos shtoni mjaltin në ujë të valë, sepse mund të ndikojë në humbjen e cilësisë ushqyese të pijes.

Duhet të keni kujdes nga disa efekte anësore, siç janë niveli i sheqerit në gjak dhe shtimi i peshës, nëse konsumoni sasi të tepruar të kësaj pije./Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme