spot_img
HomeBUJKUUdhëtimet e bletëve dhe largësia e tyre nga kosherja!

Udhëtimet e bletëve dhe largësia e tyre nga kosherja!

spot_img

Një mister i madh për të gjithë bletarët dhe për bletën është se sa ajo largohet nga kosherja për të gjetur ato çfarë i nevojiten për të mbijetuar.

Sa larg mund të shkoj një bletë? Cila është distanca e nevojshme për të gjetur ushqimin e saj?
Sa larg mund të shkoj një mbretëreshë për t’u fekonduar? Po mashkulli?

Këto janë katër nga pyetjet që të gjithë bletarët kanë bërë në hapat e parë që ata kishin në këtë fushë kaq delikate.

Si të gjithë, edhe unë ia kam bërë këto pyetje bletarëve më të vjetër të cilët janë përgjigjur deri në një farë mënyre. Le t’i shohim gjerat një nga një. Shkencëtarët thonë se bletët duhet të jenë të vendosura pranë zonave polen dhe mjaltë dhënëse.

Bletët fluturojnë me një shpejtësi e cila arrin dhe 30 km për orë. Pra, nëse janë të vendosura në këto zona që përmendëm më lartë ato mund të bëjnë shumë rrugë për një kohë me të shkurtër.
Të gjithë e dimë që bletëve i nevojitet energji për të fluturuar. Nëse ushqimi ndodhet larg, një pjese të tij konsumohet nga bleta gjatë fluturimit.

Si rezultat, poleni ose mjalti duhet të jenë të vendosur në një rreth me rreze 3 km duke marrë si qendër të tij kosheren. Por duhet të dini se bletët mund të udhëtojnë dhe me tej gjatë muajve që përballën me mungesën e ushqimit, në një distancë deri në 8,5 km.

Thuhet, po prapë nga shkencëtarët se mbretëresha që të realizojë fekondimin e plotë mund të fluturojë deri në 12 km larg zgjoit, ndërsa mashkulli deri në 16 km larg për të arritur në zonën e takimit dhe grumbullimit mashkullor.

—-

Autor: Kostandin Puleri / http://bletaria-shqiptare.blogspot.com/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme