spot_img
HomeBUJKUU ndanë 22 moto-kultivator për bujqit vitias

U ndanë 22 moto-kultivator për bujqit vitias

spot_img

Në kuadër të një projekti të përbashkët të komunës së Vitisë dhe Projektit për Aftësi të Punësimit Rural (APR) që financohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation, në Viti sot është bërë shpërndarja e 22 moto kultivatorëve.

Pjesë e këtij projekti ka qenë edhe Grupi Lokal I Veprimit “Vitia”, ndërsa qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti, ishte mbështetja e bujqëve , sidomos ata që posedojnë serra dhe merren me prodhimin e perimekulturë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në ceremoninë e ndarjes së këtyre pajisjeve për përfituesit, tha se në kuadër të bashkëpunimit të kësaj komune me projekti Helvetas, sot po realizojmë edhe një projekt të përbashkët, duke e cilësuar atë me një interes të veçantë për bujqit e kësaj komune.

“Ky projekt është edhe një shtytje më shumë për fermerët që merren çoftë me prodhimtarin e perimekulturës, po ashtu edhe pemëtarisë, pasi që do të kenë një mundësi më të lehtë që përmes këtyre pajisjeve të mund të ua lehtësojmë zhvillimin e punëve. Natyrisht se kjo është edhe në të mirë të prodhuesve dhe të krijimit të zinxhirit dhe të rrumbullakimit të procesit prodhim- përpunim dhe të nxitjes së konkurrueshmërisë ”, u shpreh Haliti.

Në këtë donacion të përbashkët janë përfshirë Projekti për Punësim Rural APR me 25 %, përfituesi (fermeri) 25 % dhe komuna e Vitisë ka participuar me 50 %. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme