Search

Turqia siguron 1.5 miliard të ardhura nga eksporti i lajthisë

135

Sipas informacionit të siguruar nga vlerësimi i të dhënave të Unionit të Eksportuesve të Lajthisë dhe Produkteve të saj në Rajonin e Detit të Zi (KFMİB) në 8 muajt e fundit lajthia turke është eksportuar në më shumë se 100 vende të botës.

Kryetari i Bordit Drejtues të KFMIB-së, İylas Edi Sevinç në një deklaratë të shkruar që ka bërë njofton se më periudhën 1 shtator 2020 – 30 prill 2021 Turqia gjeneroi 1 miliard e 472 milionë dollarë nga eksporti i 208 mijë e 779 tonëve lajthi.

Vendet në të cilat Turqia ka eksportuar më së shumti lajthi janë: Italia, Gjermania dhe Franca./TRT