spot_img
HomeBUJKUTurqi - Rekord në eksportin e rrushit të thatë, mbi 212 milionë...

Turqi – Rekord në eksportin e rrushit të thatë, mbi 212 milionë dollarë për 5 muaj

spot_img

Me një rendiment prej afërsisht 300 mijë tonësh në vit, në rrethin Manisa, që siguron pothuajse të gjithë prodhimin e rrushit të thatë (stafidhe) pa fara të Turqisë, zhvillimet pozitive të këtij sezoni në çmim dhe eksport, kanë lumturuar si prodhuesin ashtu edhe eksportuesin.

Sipas të dhënave të Unioneve të Eksportuesve të Egjeut, që kur ka filluar sezoni i rrushit të thatë në Turqi, më 1 shtator deri në 31 dhjetor, është eksportuar 113 mijë ton rrush i thatë me vlerë 212 milionë e 51 mijë dollarë në 90 vende.

Në eksportin e bërë gjatë kësaj periudhe, pati një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në periudhën në fjalë, më tepër rrush i thatë është eksportuar në Mbretërinë e Bashkuar, përkatësisht 53 milionë dollarë.

Pas këtij vendi vjen Holanda me 24,5 milionë dollarë dhe Gjermani me 24 milionë dollarë. /trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme