spot_img
HomeBUJKUTripsi i luleve në dredhëz

Tripsi i luleve në dredhëz

spot_img

Tripset (Frankliniella occidentalis) janë insekte shumë të vogla, rreth 0.8 mm të gjata kur janë të rritura. Ngjyra e insekteve të rritura ndryshon nga e verdha në kafe të errët.

Në pranverë, popullatat e tripseve të luleve zhvillohen në jonxhë, barëra të egra, dhe bimë të tjera dhe përhapen kur këto bimë kositen, ndalojnë lulëzimin, ose thahen.

Dëmtimi

Në dredhëz, tripset shkaktojnë rrëzimin e luleve dhe frutave të vogla, ngjyrimin kafe të petaleve, pika nekrotike, shformimin dhe ngjyrën e bronzit të frutave. Të ushqyerit në lule mund të shkaktojë tharje të anterave dhe stigmave që çon në pllenim jo të njëjtë dhe që prodhon fruta të shformuar. Të ushqyerit në fruta mund të shkaktojë plasaritje, ngjyrën e bronzit, dhe ulje në peshën e njomë. Ngjyra e bronzit mund të shkaktohet nga faktorë të tjerë si këpusha e ciklaminit dhe spërkatjet.

Masat në kuadrin e praktikave të mira bujqësore dhe menaxhimit të integruar të dëmtuesve

  • Përdor mbulesa mbrojtëse.
  • Përdor mulçirimin e tokës.
  • Monitoro dhe merr kampione për tripse në lulesat e hershme.
  • Përdor mbrojtjen biologjike me Orius insidiosus.
  • Përdor kurthe ngjitëse blu dhe të verdhë për monitorimin e dendësisë se dëmtuesit.

Mbrojtja kimike (kur është e domosdoshme)

  • Përdor insekticidet natyrore që përmbajnë Spinosad, Deltamethrin, Lambda–cyhalothrin.

Shembuj të pesticideve janë dhënë më poshtë.

Lexo me kujdes etiketën e pesticidit para përdorimit!

/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme