spot_img
HomeBUJKUThyhet rekordi i qepës më të madhe në botë, ja sa kilogram...

Thyhet rekordi i qepës më të madhe në botë, ja sa kilogram peshon

spot_img

Një kultivues në Britaninë e Madhe ka thyer rekordin botëror, duke rritur qepën më të madhe në botë, e cila u prezantua së fundmi në konkursin e perimeve.

Sipas organizatorëve të konkursit, “National English Honor Society Giant Vegetable Competition”, qepa e rritur nga Gareth Griffin peshonte plot 8.97 kg.

Në eventin që u mbajt në Ripon të North Yorkshir u shfaqën dhe shumë perime të tjera gjigante, si lakra, panxharë, kastravecë apo kunguj.

Kultivuesi tjetër Chris Parish mori në shtëpi çmimin për kungullin e tij gjigant, që peshonte 102 kg.

Shfaqja zhvillohet dy herë në vit, në prill dhe shtator, me deri në 30.000 vizitorë që ndjekin konkursin e vjeshtës.

/Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme