spot_img
HomeBUJKUThatësira dhe mosinvestimi në sistem ujitjeje rrezikon rendimentet e grurit

Thatësira dhe mosinvestimi në sistem ujitjeje rrezikon rendimentet e grurit

spot_img

Mungesa e të reshurave atmosferike në Kosovë ka bërë që shumica e parcelave në gjithë vendin të mos mund të mbillen me grurë.

Edhe pse me shumë vështirësi, disa bujq përpiqen që përmes sistemit të ujitjes “Ibër Lepenc” dhe atij të “Radoniqit”, të mund të kultivojnë grurin, raporton KTV.

Bujku Zymer Mustafa nga fshati Reznik i Vushtrrisë, thotë se këtë vit janë duke u përballur me shumë probleme.

Në parcelat afër kanalit të Ibër Lepecit ai ka arritur që të ujisë grurin e mbjellë, por në një parcelë tjetër më lart, reshjet e shiut janë shpresa e vetme.

Kryetari i sindikatës së bujqve, Tahir Tahiri, thotë se nëse nuk ka të reshura, ekziston rreziku që vitin e ardhshëm, rendimentet të jenë të dobëta.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që t’u dalin në ndihmë bujqve, duke rregulluar sistemin e ujitjes.

Ndërkaq, nga ujësjellësi kanë bërë apel te qytetarët që të mos e shfrytëzojnë ujin e pijes për ujitje të tokave.

Tashmë kushtet klimatike kanë bërë që niveli i ujit në liqenin e Badovcit të bjerë 2.8 metra nga niveli maksimal, ndërsa në atë të Batllavës, ka rënie 3.2 metra nga niveli maksimal.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme