spot_img
HomeBUJKUTharja e mollёve në kushte shtëpie

Tharja e mollёve në kushte shtëpie

spot_img

Jemi në sezonin e vjeshtës ku edhe fillon përgatitija për dimër, tashme të gjithë fermerët i kanë vjelur frutat e tyre dhe fillon përgatitja e reçelit, tharja e tyre etj. Por si bëhet tharja e mollëve në kushte shtëpie?

Përgatitja e mollëve të thata në formë rrethore është një proces i lehtë dhe shpërblyes.
Merren mollёt e pjekura mirё pastrohen dhe prehen pёr sё gjati apo pёr sё gjeri nё copa te trasha
0.5 – 1 cm. Pёr ta ruajtur ngjyren ato fillimisht futen nё njё tretesirё tё kripes (2-3 lugё qaji nё 5 litra ujё), qёndrojnё deri sa flegrat tё zbuten pastaj i vendosen nё shtresa tё holla pёr tharje.

Tharja ёshtё bёre atёhere kur copёzat arrijnё njё elasticitet, nuk thuhen gjatё pёrkuljes apo nёse ato i prekim (ndrydhim) reagojnё ngjashёm me sfungjerin. Ngjyra e mollёve tё terura duhet tё jetё e verdhё nё tё bardhe.

Shije shumё tё mirё mollёt e thara do tё kenё nёse i ziejmë paraprakisht per 5 minuta nё tretёsirё tё sheqerit.

Tharja mё e mirё ёshtё nё temperature 50 – 70oC. Nёse behet tharja natyrale duhet pasur kujdes tё behet nё vende ku ajri ёshtё i pastёr, tё kufizohet qasja e insekteve. Sa mё e shkurtё tё jetё periudha e tharjes cilesia e produktit do tё jetё mё e lartё. Varёsisht prej cilёsisё sё frutave nga 10-12kg fruta tё fresketa fitohet njё kg fruta tё thata./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme