spot_img
HomeBUJKUBlegtoriTë ushqyerit e viçave me kulloshtër

Të ushqyerit e viçave me kulloshtër

spot_img
Ndodhë shumë shpesh që gjatë rritjes, viçat mos të kenë kujdesin e duhur nga ana e fermerit. Megjithatë, kohëve te fundit shumë fermerë po e kuptojnë që vetëm nëse kemi kujdes të duhur në rritjen e tyre, do të kemi lopë të mira qumështore. Dita e parë e viçit është shumë e rëndësishme, gjë që përcakton pjesën tjetër të jetës se tij. Ushqimi me kryesor në ditën e parë të jetës së viçit është kulloshtra.
Kulloshtra
Kulloshtra është qumështi i parë që lopa prodhon menjëherë pas pjelljes. Ajo është e trashë, me ngjyre të verdhë, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e viçit. Kulloshtra përmban antitrupat (imonoglobina) e cila kalon muret e zorrëve të viçave pa asnjë problem, në 24 orët e para të jetës se tij. Muret e zorrëve fillojnë të mbyllen pas lindjes dhe për ketë arsye, sa më shpejt që t’i jepet kulloshtër viçit më shumë imonoglobulinë viçi do të absorboj. Këto imonoglobulina janë shumë të nevojshme, sepse viçi lind pa ndonjë imunitet. Kulloshtra rritë mundësinë që viçi të jetë i shëndetshëm gjatë muajit të parë.
Për t’u siguruar se viçi ka marrë sa më shumë antitrupa sa është e mundur, duhet të merr kulloshtrën shpejtë, sepse muret e zorrëve janë të hapura. Po ashtu kulloshtra duhet të merret e freskët, sepse kualiteti i kulloshtrës është shumë me rëndësi dhe po ashtu kulloshtra duhet t’i jepet shpesh për t’u siguruar që viçi ka marrë sa me shumë që është e mundur. Sasia e imonoglobulinës në kulloshtër ulet shumë shpejt.
Të ushqyerit me kulloshtër
Gjatë 24 orëve të para pas lindjes, viçat duhet të pinë 20 % peshës trupore kulloshtër. Gjatë ditës se dytë rreth 10 % të peshës trupore, do të jetë e mjaftueshme me kulloshtër. Së paku dy ditët e para duhet të ushqehet me kulloshtër, para se të kaloj me qumësht apo zëvendësim të qumështit.

Fermerët shpesh herë nuk janë të interesuar që t’i ushqejnë me sasi më të madhe të kulloshtrës, për shkak se janë të frikësuar se viçat do të sëmuren nga diarreja. Por diarreja nuk është arsye për të ulur sasinë e kulloshtrës. Sasia e mjaftueshme e kulloshtrës do të holloj jashtëqitjet e viçit. Kur viçat kanë jashtëqitje të trashë, atëherë është shenjë që viçi ka marrë sasi të vogël të kulloshtrës.
Kualiteti i kulloshtrës

Është më mirë që viçat të ushqehen me kulloshtrën e nënës së vet. Sidoqoftë kjo gjithmonë nuk është e mundur. Kur lopa jep pak kulloshtër apo të kualitetit të dobët, fermeri mund të përdore kulloshtër prej lopëve tjera. Zëvendësuesit e kulloshtrës po ashtu janë opsione, por më shumë rekomandohet kulloshtra natyrale. Kulloshtra e kualitetit të lartë mund jepet në racione në paketime të plastikes, varësisht nga madhësia e fermës. Sasia e prodhuar e kulloshtrës në ditën e parë nga lopa, mund të jetë prej 1–18 litra. Kualiteti i kulloshtrës është më i mirë kur lopët prodhojnë rreth 8 litër. Ndërsa, kur prodhojnë me shumë, atëherë sasia e imonoglobilinës është me e vogël.
Pajisjet për kulloshtër

Për të qenë të sigurt që viçat po marrin kulloshtër që ka numër të vogël të patogjenëve, kulloshtra duhet të pasterizohet. Pasterizimi do të shkatërroj bakteret E.Koli dhe bakteret tjera, që shkaktojnë sëmundje te ndryshme. Po ashtu preferohet që qumështi i cili përdoret për të ushqyerit e viçave, pas kulloshtrës të pasterizohet.
Për të përcaktuar se kulloshtra e lopës a është e sigurt, duhet të përdorim matësin e kulloshtrës. Kur matësi tregon në ngjyrën e gjelbër, kulloshtra ka koncentrim prej 60-140 gram imonoglobulin për një kg qumësht./Iadk.org
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme